KOMBËTARJA PËRFUNDON SEANCËN E PARË STËRVITORE, PRESIDENTI DUKA TAKON SKUADRËN DHE TRAJNERIN! - FSHF

KOMBËTARJA PËRFUNDON SEANCËN E PARË STËRVITORE,
PRESIDENTI DUKA TAKON SKUADRËN DHE TRAJNERIN!

Skuadra  përfaqësuese e futbollit ka pqërfunduar seancën e parë stërvitore në “Tropikal”, një seancë e cila ka zgjatur pak, dhe është ndjekur e plotë nga mediat. Në fillim përpara nisjes së saj, prezent ka qenë edhe Presidenti i FSHF-së z.Armand Duka, i cili ka takuar të gjithë lojtarët, trajnerin dhe stafin në këtë start të ndeshjeve të kombëtares për këtë vit. Në prezencën e Presidentit, trajneri ka komunikuar me lojtarët për të gjithë javën e punës që nisi për këtë ballafaqim miqësor me Norvegjinë, dhe më pas ka nisur seanca e plotë stërvitore. Fillimisht, ushtrimet e nxemjes, pak vrapime të ndryshme, dhe më pas situata loje në grupe të veçanta. Për seancën e sotme nuk ka qenë prezent në fushë, portieri Etrit Berisha, por që e ka ndjekur aty këtë seancë, deri në përfundim të saj. Stërvitja e ditës së sotme zgjati pak, edhe pse ishte e vetme për këtë ditë të parë, teksa për të mëkurën janë parashikuar në program nga trajneri Christian Panucci, dy seanca,  njëra paradite në orën 10.00 dhe pasdite në orën 14.00. Stërvitjet e ditës së nesërme janë me akses mediatic vetëm 15 minutat e para.