KE MIRATON ÇMIMET E BILETAVE PËR NDESHJEN MIQËSORE ME NORVEGJINË - FSHF

KE MIRATON ÇMIMET E BILETAVE PËR NDESHJEN MIQËSORE ME NORVEGJINË

Komiteti Ekzekutiv i FSHF gjatë mbledhjes së sotme, ndër të tjera ka miratuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen miqësore të 26 marsit me Norvegjinë që do të luhet në “Elbasan Arena”, takim i planifikuar kohë më parë, ku ekipi përfaqësues nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci do të ketë një tjetër test. Sipas tabelës së miratuar, më poshtë janë edhe çmimet. Në një njoftim të dytë do të publikohet edhe nisja e shitjes së tyre.

ÇMIMET E BILETAVE PËR SHQIPËRI-NORVEGJI

Tribunat                               Çmimi

Tribuna VIP                        6.000 leke

Tribuna B3, A2, A3            4.000 lekë

Tribuna B2, B3, A1, A5      3.000 leke

Tribuna B1, B5                    2.000 leke

Tribuna E                            1.000 lekë

Tribuna D, F                        700 lekë

Tribuna C1, C3, G1, G3        500 lekë

Tribuna C2, G2                    300 lekë