KALENDARI I AKTIVITETEVE TË FSHF PËR DATAT E KËSAJ JAVE (19-25 MARS) - FSHF

KALENDARI I AKTIVITETEVE TË FSHF PËR DATAT E KËSAJ JAVE (19-25 MARS)

FSHF ju njeh më poshtë me të gjithë kalendarin e plotë të aktiviteteve dhe eventeve për javën në vijim, si për ndeshjet zyrtare e miqësore të planifikuara, por edhe me të gjithë gamën tjetër të veprimtarive të Federatës së Futbollit, pjesë e planit të punës së Departamenteve përkatëse.

E HËNË, 19 MARS

– Ekipi Kombëtar A i futbollit nis grumbullimin e tij në hotel “Tropikal”, nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci.

– Trajneri i ekipit kombëtar Panucci do të dalë në një konferencë për shtyp në FSHF të hënën në orën 11.00 për miqësoren e Norvegjisë.

– Ekipi Kombëtar U-21 nis grumbullimin e tij në Elbasan për ndeshjen zyrtare eleminatore me Sllovakinë. (Programi i publikuar).

– Dy futbollistë të ekipit kombëtar U-21 do të dalin në një konferencë për shtyp ditën e hënë në orën 13.00 në sallën e konferencave për shtyp në “Elbasan Arena”.

– Nis grumbullimin ekipi kombëtar U-19 për miqësoret me Kazakistanin në datë 24 dhe 27 mars në Lushnje. Seancë stërvitore në stadiumin e Kavajës në orën 16.00.

– SUPERLIGA/ Luhen në Kukës (ora 14.00) dhe në Tiranë (ora 17.00), dy takimet e javës së Kategorisë Superiore, përkatësisht: Kukësi-Vllaznia dhe Partizani-Flamurtari.

–  Nis në Qendrën e Ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, perioda e 6-të e kursit të nivelit maksimal për trajnerët “UEFA Pro”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.

– Vazhdojnë në Tiranë (Në Kamëz), Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë grumbullimet javore të ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-13,U-15 dhe U-17, për stërvitjet e radhës. (ora 13.00 deri 17.00)

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë e Shkodër.

E MARTË, 20 MARS

– Ekipi Kombëtar A i futbollit nis seancat stërvitore në “Tropikal”, teksa në orën 13.15 do të ketë një dalje publike me dy lojtarë të skuadrës. (bashkangjitur në web që prej ditës së hënë , programin e plotë javor të ekipit kombëtar)

– Vazhdon grumbullimi dhe seancat stërvitore të ekipit kombëtar U-21 në Elbasan, për ndeshjen zyrtare me Sllovakinë. (Programi i publikuar në web që prej ditës së shtunë)

– Vazhdon stërvitjet ekipi kombëtar U-19 për dy ndeshjet miqësore me Kazakistanin, në datë 24 dhe 27 mars në stadiumin e qytetit të Lushnjes.

– Vijojnë orët teorike në Qendrën e Ekipipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, me periodën e 6-të e kursit të nivelit maksimal për trajnerët “UEFA Pro”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.

–  Në Shkodër realizohet grumbullimi javor për ekipin kombëtar rajonal të moshave të ndryshme, sipas planit përkatës.

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

E MËRKURË, 21 MARS

– Ekipi Kombëtar A i futbollit vijon seancat stërvitore në “Tropikal”, teksa në orën 13.15 do të ketë një dalje publike me dy lojtarë të skuadrës. (bashkangjitur në web që prej ditës së hënë , programin e plotë javor të ekipit kombëtar)

– Vazhdon grumbullimi dhe seancat stërvitore të ekipit kombëtar U-21 në Elbasan, për ndeshjen zyrtare me Sllovakinë. (Programi i publikuar në web që prej ditës së shtunë) – Konferencë shtypi edhe dy lojtarë të tjerë në stadiumin e Elbasanit.

– Vazhdon stërvitjet ekipi kombëtar U-19 për dy ndeshjet miqësore me Kazakistanin, në datë 24 dhe 27 mars në stadiumin e qytetit të Lushnjes.

– Vijojnë orët teorike në Qendrën e Ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, me periodën e 6-të e kursit të nivelit maksimal për trajnerët “UEFA Pro”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.

– Mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës.

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

E ENJTE, 22 MARS

– Ekipi Kombëtar A i futbollit vijon seancat stërvitore në “Tropikal”, teksa në orën 13.15 do të ketë një dalje publike me dy lojtarë të skuadrës. (bashkangjitur në web që prej ditës së hënë , programin e plotë javor të ekipit kombëtar)

– Ekipi kombëtar A i futbollit do të bëjë një vizitë në Qendrën e Rehabilimit dhe të Trajtimit të fëmijëve Autikë në Tiranë, ora 11.00.

– Konferencë për shtyp e trajnerit dhe kapitenit të U-21, një ditë përpara ndeshjes me Sllovakinë. (“Selman Stërmasi”, ora 16.30). Më pas edhe stërvitja përkatëse.

– Vazhdon stërvitjet ekipi kombëtar U-19 për dy ndeshjet miqësore me Kazakistanin, në datë 24 dhe 27 mars në stadiumin e qytetit të Lushnjes.

– Vijojnë orët teorike në Qendrën e Ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, me periodën e 6-të e kursit të nivelit maksimal për trajnerët “UEFA Pro”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

E PREMTE, 23 MARS

– Ekipi Kombëtar A i futbollit vijon seancat stërvitore në “Tropikal”, teksa në orën 13.15 do të ketë një dalje publike me dy lojtarë të skuadrës. (bashkangjitur në web që prej ditës së hënë , programin e plotë javor të ekipit kombëtar)

– Ndeshja zyrtare eleminatore e kombëtares U-21 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ora 17.20, SHQIPËRI-SLLOVAKI. Më pas edhe konferencat për shtyp pas ndeshjes.

– Vazhdon stërvitjet ekipi kombëtar U-19 për dy ndeshjet miqësore me Kazakistanin, në datë 24 dhe 27 mars në stadiumin e qytetit të Lushnjes. Konferencë për shtyp në orën 12.00 e trajnerit të ekipit kombëtar U-19, Erion Bogdani së bashku me kapitenin në hotel “Leonardo”, Durrës.

– Vijojnë orët teorike në Qendrën e Ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, me periodën e 6-të e kursit të nivelit maksimal për trajnerët “UEFA Pro”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “Ibrahim Brahja” dhe “Kongresi I Lushnjes”.

E SHTUNË – 24 MARS

– Ekipi Kombëtar A i futbollit vijon seancat stërvitore në “Tropikal”, teksa në orën 13.15 do të ketë një dalje publike me dy lojtarë të skuadrës. (bashkangjitur në web që prej ditës së hënë , programin e plotë javor të ekipit kombëtar)

– Ndeshja miqësore e kombëtares U-19 në stadiumin e qytetit të Lushnjes “Roza Haxhiu”, ora 15.00, SHQIPËRI-KAZAKISTAN.

Më pas edhe konferencat për shtyp pas ndeshjes.

– Do të luhen ndeshjet e  Kategorisë së Parë.

E DIELË – 25 MARS

– Ekipi Kombëtar A i futbollit vijon seancat stërvitore në “Tropikal”, teksa në orën 13.15 do të ketë një dalje publike të trajnerit Christian Panucci me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Norvegjinë.  (bashkangjitur në web që prej ditës së hënë , programin e plotë javor të ekipit kombëtar)

– Konferencë për shtyp e trajnerit dhe e kapitenit të Norvegjisë, në ish-hotel “Sheraton”, ora 13.00.

– Seanca stërvitore e skuadrës kombëtare të Norvegjisë, një ditë përpara ndeshjes miqësore.

– Konferencë për shtyp e trajnerit të ekipit kombëtar U-21 Alban Bushi, përpara nisjes në Sllovaki për ndeshjen e dytë zyrtare. (Ora 11.00 në FSHF). Gjatë ditës edhe seanca stërvitore e radhës.

– Vazhdon stërvitjet ekipi kombëtar U-19 për ndeshjen e dytë miqësore me Kazakistanin, në datë 27 mars në stadiumin e qytetit të Lushnjes.

– Do të luhen ndeshjet e Kategorisë së Dytë dhe moshat U-19 & U-17.