KALENDARI I AKTIVITETEVE TË FSHF PËR KËTË JAVË, DATAT (16-22 PRILL) - FSHF

KALENDARI I AKTIVITETEVE TË FSHF PËR KËTË JAVË, DATAT (16-22 PRILL)

FSHF ju njeh më poshtë me të gjithë kalendarin e plotë të aktiviteteve dhe eventeve për javën në vijim, si për ndeshjet zyrtare e miqësore të planifikuara, por edhe me të gjithë gamën tjetër të veprimtarive të Federatës së Futbollit, pjesë e planit të punës së Departamenteve përkatëse.

E HËNË, 16 PRILL

– Ekipi Kombëtar U-16 i trajnerit Mustedanagiç vijon grumbullimin e tij në Durrës në Rezort “Tropikal” për ndeshjet miqësore të vlefshme për turneun miqësor të datëlindjes 2002: “UEFA Development U-16” që do të zhvillohet në San Marino.
– Vazhdon në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, java e 3-të e kursit për trajnerët e nivelit “UEFA A”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.
– Nis në të gjitha shkollat në rang kombëtar, turneu i përvitshëm “Coca-Cola”, me skuadrat e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin, një turne nën organizimin e FSHF-së.
– Vazhdojnë në Tiranë (Në Kamëz), Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë grumbullimet javore të ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-13,U-15 dhe U-17, për stërvitjet e radhës. (ora 13.00 deri 17.00)
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër.

E MARTË, 17 PRILL

– Ekipi Kombëtar U-16 vijon grumbullimin e tij në Durrës në Rezort “Tropikal” për ndeshjet miqësore të vlefshme për turneun miqësor të datëlindjes 2002: “UEFA Development U-16” që do të zhvillohet në San Marino.
– Vazhdon në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, java e 3-të e kursit për trajnerët e nivelit “UEFA A”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Durrës, Elbasan, e Shkodër.
– Vazhdon në të gjitha shkollat në rang kombëtar, sipas programit ne zona të ndryshme rajonale turneu i përvitshëm “Coca-Cola”, me skuadrat e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin.

E MËRKURË, 18 PRILL

– Luhen takimet gjysmëfinale të kthimit të Kupës së Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe në Vlorë me këtë kalendar: KUKËSI-LAÇI dhe FLAMURTARI-SKËNDERBEU
– Mblidhet Komisioni i Disiplinës për rastet e fundjavës, dhe më pas publikohen vendimet në faqen zyrtare të FSHF-së në web.
– Ekipi Kombëtar U-16 vijon grumbullimin e tij në Durrës në Rezort “Tropikal” për ndeshjet miqësore të vlefshme për turneun miqësor të datëlindjes 2002: “UEFA Development U-16” që do të zhvillohet në San Marino.
– Vazhdon në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, java e 3-të e kursit për trajnerët të nivelit “UEFA A”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Durrës, Elbasan, e Shkodër.
– Vazhdon në të gjitha shkollat në rang kombëtar, sipas programit ne zona të ndryshme rajonale turneu i përvitshëm “Coca-Cola”, me skuadrat e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin.

E ENJTE, 19 PRILL
– Skuadra kombëtare U-16 niset drejt San Marinos për takimet miqësore në turneun “UEFA Development”, ku do të zhvilloje tre ndeshje, me Italinë, San Marinon dhe Armeninë.
– Vazhdon në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, java e 3-të e kursit për trajnerët e nivelit “UEFA A”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër.
– Vazhdon në të gjitha shkollat në rang kombëtar, sipas programit ne zona të ndryshme rajonale turneu i përvitshëm “Coca-Cola”, me skuadrat e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin.

E PREMTE, 20 PRILL
– Ndeshja e parë në turneun “UEFA Development” e skuadrës kombëtare U-16, SHQIPËRI-ITALI (ORA 13.00, “San Marino Stadium”.
– Vazhdon në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, java e 3-të e kursit për trajnerët e nivelit “UEFA A”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.
– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër.
– Vazhdon në të gjitha shkollat në rang kombëtar, sipas programit ne zona të ndryshme rajonale turneu i përvitshëm “Coca-Cola”, me skuadrat e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin.

E SHTUNË – 21 PRILL
– Luhen takimet e radhës të vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.
– Luhen ndeshjet e radhës në Kategorinë e parë, Java e 6-të për Kategorinë A dhe B, në zonën play-off dhe play-out.
– Luhen të gjitha takimet e kampionatit të femrave, të futsalit, dhe të rinjve.
– Vazhdon në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, java e 3-të e kursit për trajnerët e nivelit “UEFA A”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.

E DIELË – 22 PRILL
– Luhet ndeshja e dytë në turneun “UEFA Development” e skuadrës kombëtare U-16 të trajnerit Mustedanagiç, SHQIPËRI-ARMENI (Ora 18.00, “San Marino Stadium”.
– Luhen takimet e radhës të vlefshme për Kategorinë e Dytë për të dy grupet, sipas kalendarit përkatës.
– Luhen në të gjithë vendin takimet e kampionatit të Moshave, U-17 dhe U-19, Superiore dhe Kategori e Parë.