KALENDARI I AKTIVITETEVE TË FSHF PËR DATAT (12-18 MARS)

FSHF ju njeh më poshtë me të gjithë kalendarin e plotë të aktiviteteve dhe eventeve për javën në vijim, si për ndeshjet zyrtare e miqësore të planifikuara, por edhe me të gjithë gamën tjetër të veprimtarive të Federatës së Futbollit, pjesë e planit të punës së Departamenteve përkatëse.

E HËNË, 12 MARS
-Një delegacion nga UEFA do të ndjekë punimet në stadiumin “Arena Kombëtare”, si dhe ecurinë te “Shtëpia e Futbollit”.
-Nis grumbullimi disa ditor i skuadrës përfaqësuese të femrave të futbollit U-19 në Kamëz.
-Sektori i Liçensimit do të zhvillojë një takim pune me të gjithë drejtuesit e Akademive të futbollit, për sistemin e liçensimit të tyre.
-Vazhdon në Qendrën e Ekipeve kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, kursi i Radhës UEFA “B”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.
-Vazhdojnë në Tiranë (Në Kamëz), Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë grumbullimet javore të ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-13, U-15 dhe U-17, për stërvitjet e radhës. (ora 14.00 deri 17.00)
-Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollën “Betim Muço” dhe po në të njëjtën ditë te “Dhora Leka”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan, Korçë e Shkodër.

E MARTË, 13 MARS
-Në Shkodër realizohet grumbullimi javor për ekipin kombëtar rajonal të moshave të ndryshme, sipas planit përkatës për moshat U-13, U-15 dhe U-17. Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollat: “Ahmet Gashi” dhe “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.
-Dita e dytë e grumbullimit të ekipit kombëtar U-19 të femrave në Kamëz.
-Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.

E MËRKURË, 14 MARS
-Luhen takimet e Javës së 25-të të Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar,  javë e planifikuar në kalendar.
-Dita e tretë e grumbullimit të ekipit kombëtar U-19 të femrave.
-Mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës.
-Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.

E ENJTE, 15 MARS
-Konferencë për shtyp e trajnerit të ekipit kombëtar U-19, Erion Bogdani në selinë e FSHF-së, për turneun “Roma Caput Mundi” dhe dy miqësoret e radhës.
-Dita e katërt e grumbullimit të ekipit kombëtar U-19 të femrave.
-Seminar në Kamëz me talentet e rinj në arbitrim, projekt dy-vjeçar i FSHF-së, dhe që vijon këtë vit nën drejtimin e Sokol Jarecit.
-Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B në Kamëz. Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollat: “Konferenca e Pezës” dhe në po të njëjtën ditë te “Kolë Jakova”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

E PREMTE, 16 MARS
-Shpallet LISTA e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci për miqësoren e 26 marsit me Norvegjinë në “Elbasan Arena”.
-Vazhdon grumbullimi i ekipit kombëtar U-19 për miqësoret e programuara.
-Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “Murat Toptani” dhe “Isa Boletini”.
-Dita e pestë e grumbullimit të ekipit kombëtar U-19 të femrave.
-Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.

E SHTUNË-E DIELË, 17-18 MARS
-Konferencë për shtyp të shtunën në 17 mars e trajnerit të ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi (bashkëngjitur lista e lojtarëve që do të grumbullojë) për dy ndeshjet zyrtare eleminatore të radhës.
-Takimet e radhës në Kategorinë Superiore të Futbollit Shqiptar (Java e 26)
-Takimet e radhës në dy grupet A dhe B në Kategorinë e Parë, ku përfudon edhe faza përkatëse.
-Takimet e radhës, për Kategorinë e Dytë.
-Takimet e radhës për Kategorinë e Tretë
-Ndeshjet sipas kalendarit të të moshave, U-19 dhe U-17 për Superiore dhe Kategorinë e Parë.
-Përfundon kursi UEFA “B” në Kamëz, shpërndahen diplomat përkatëse.
-Vazhdon në të gjtha zyrat rajonale kampionati U-7 deri në moshën U-19.