HIDHET SHORTI PËR KAMPIONATIN E 80-të TË KATEGORISË SUPERIORE, JA KALENDARI!

Ngrihet sipari i kampionatit të 80-të të Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar, me hedhjen e shortit dhe më pas, me përcaktimin e plotë të kalendarit për 36 javët e sezonit të ri. Sot, në ambjentet e FSHF-së, nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm, Ilir Shulku dhe shefit të Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, por edhe me prezencën e përfaqësuesve të klubeve dhe të medias është zbardhur edhe kalendari i plotë për Superioren, edicioni 2018-2019. Në bazë të rregullores, ekipet pjesëmarrëse janë hedhur në short, sipas renditjes në sezonin e fundit 2017-2018. Ndërkaq, klubet e Tiranës dhe Partizanit do të luajnë në të njëjtin stadium, në “Selman Stërmasi”.  Në mënyrë që këto ekipe të mos luajnë bashkë në të njëjtën javë kampionati, u përzgjodhën numrat 1 dhe 6 në hedhjen e shortit, ku sipas tërheqjes përkatëse nga ana e përfaqësuesit të klubit, Partizani u shortua me numërin 6 dhe Tirana me numërin 1. Më pas, janë tërhequr goglat për numërat e tjerë për secilin klub, dhe sipas shortit, java e parë  e Superiores 2018-2019, rezervoi këto sfida:

Në Korçë:            SKËNDERBEU      –        PARTIZANI

Në Tiranë:           TIRANA                –        KAMZA

Në Durrës:           TEUTA                  –        FLAMURTARI

Në Kukës:            KUKËSI                 –        LAÇI

Në Gjirokastër:   LUFTËTARI           –        KASTRIOTI

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv, Kampionati Kombëtar i Kategorisë Superiore për këtë vit, do të startojë në datë 19 gusht, teksa një javë më pare, në 12 gusht do të luhet edhe finalja e Superkupës së Shqipërisë. Më poshtë do të mund të gjeni edhe kalendarin e plotë të Superiores për edicionin 2018-2019, pas shortit të sotshëm.

Kalendari Superiore