FSHF: NUK KA RRËZIM VENDIMI, KY PROCES NUK CËNON KURRSESI LEGJITIMITETIN E ZGJEDHJEVE! - FSHF

FSHF: NUK KA RRËZIM VENDIMI, KY PROCES NUK CËNON KURRSESI LEGJITIMITETIN E ZGJEDHJEVE!

FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.

Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me rregjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të rregjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion.