FSHF MESAZH NGUSHËLLUES PËR NDARJEN NGA JETA TË ILIR LUARASIT! - FSHF

FSHF MESAZH NGUSHËLLUES PËR NDARJEN NGA JETA TË ILIR LUARASIT!

Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh familjarëve, të afërmve, miqve dhe vetë Komunitetit të futbollit ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jetë të ish-portierit të Dinamos dhe ekipit kombëtar, Ilir Luarasi. Në mesazhin e tij ngushëllues, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh:

“Thellësisht i prekur, më duhet të ndaj me ju të dashur miq të komunitetit të futbollit, lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-portierit të njohur të Dinamos dhe ekipit kombetar Ilir Luarasi. Deshiroj me këtë rast ti shpreh familjes, të afërmve, miqve dhe shokëve ngushëllimet e mia me të sinqerta, për humbjen e njeriut të dashur. Dëshiroj të shpreh edhe ngushëllimet e Federates Shqiptare te Futbollit dhe te gjithe komunitetit te sportit me te dashur ne vend. Iliri ishte një portier i talentuar që luajti me sukses në mesin e viteve ‘ 70 deri në mesin e viteve ’80. Ai spikati me lojen e tij duke u shpallur disa herë kampion dhe fitues i kupës. Kujtimi i tij do të respektohet gjithmonë nga komuniteti i futbollit. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”.