FSHF: MBËSHTESIM DHE INKURAJOJMË LUFTËN KUNDËR TRUKIMIT TË NDESHJEVE! - FSHF

FSHF: MBËSHTESIM DHE INKURAJOJMË LUFTËN KUNDËR TRUKIMIT TË NDESHJEVE!

Federata Shqiptare e Futbollit distancohet plotësisht nga ngjarja më e fundit ku persona anonimë kanë cënuar integritetin moral dhe kanë shantazhuar inspektorët e UEFA-s në punën e tyre investigative.

FSHF inkurajon autoritetet policore për të zbardhur deri në fund origjinën e këtyre kërcënimeve intimiduese dhe të dënueshme. Si në çdo moment, edhe këtë radhë ajo është e gatshme të bashkëpunojë me UEFA-n dhe me autoritetet përkatëse për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes e cila duhet të vërë përpara përgjegjësisë ligjore autorët.

FSHF shprehet e angazhuar maksimalisht në betejën kundër ndeshjeve të fiksuara. Federata e futbollit mbetet në solidaritet të plotë me UEFA-n në misionin e përbashkët kundër fenomenit të trukimit, duke ofruar çdo potencial të sajin bashkëpunues.Të tillë mekanizma kërcënues kanë vetëm një fund të sigurtë, atë të ndëshkimit nga forca e ligjit.