Fillon turneu i Kupës "Coca-Cola" edicioni i pestë - FSHF

Fillon turneu i Kupës “Coca-Cola” edicioni i pestë

“Coca-Cola”, rikthehet përsëri në futbollin shqiptar. Kompania e njohur e pijeve freskuese, për të pestin vit radhazi, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, organizon një aktivitet të tillë me pjesëmarrjen e qindra fëmijëve të shkollave 9-vjeçare.

Ky aktivitet, i quajtur Kupa “Coca-Cola” ka ngritur siparin për vitin 2018 në ish kompleksin “Dinamo” Tiranë. Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues nga FSHF, z.Abdyl Kuriu anëtar i Komitetit Ekzekutiv, znj.Elvira Baze nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinise, znj.Erla Qenanaj nga kompania “Coca-Cola” dhe ish-portieri i kombëtares Orges Shehi. Në fjalën e tij z.Kuriu u shpreh:-” Ky është një turne i hershëm që ne si FSHF e organizojmë por krahas tij kemi edhe projektin GROW, qëllimi ynë nuk është të bëjmë një garë kompetitive, por është një mision që si qëllim kryesor, federata ka të afrojë sa me shumë fëmijë pranë fushave të futbollit dhe ti largojmë nga problematikat që ka sot shoqëria jonë”.

Në këtë aktivitet sportiv do të marrin pjesë shkollat e qyteteve: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër dhe Korçë, të cilat përkojnë dhe me zyrat rajonale të FSHF.

Ky turne promovon jetën aktive dhe mirëqenien tek të rinjtë. Ajo synon të jetë një shembull që frymëzon dhe motivon njerëzit për të qene fizikisht aktivë. Kjo është arsyeja pse Coca-Cola Bottling Shqipëria synon që ky aktivitet të jetë pjesë e përvitshme e aktiviteteve sportive nëpër shkollat e Shqipërisë.

Ekipet pjesëmarrese, shkollat dhe qytetet përkatëse: