FEMRAT/ KOMBËTARJA U-19 NIS GRUMBULLIMIN DISA-DITOR NË ELBASAN - FSHF

FEMRAT/ KOMBËTARJA U-19 NIS GRUMBULLIMIN DISA-DITOR NË ELBASAN

Kombëtarja U-19 e femrave e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, do të fillojë sot grumbullimin e rradhës në qytetin e Elbasanit. Futbollistet e reja do të jenë në këtë stejxh stërvitor deri ditën e mërkurë, datë 14 mars 2018.

Trajneri i skuadrës përfaqësuese U-19 të femrave Nevil Dede ka grumbulluar plot 23 futbolliste të cilat do të jenë në vëzhgimin e tij dhe të stafit teknik, për tu bërë më pas pjesë e ekipit përfaqësues të femrave për Shqipërinë U-19 dhe më pas në kombëtaren A. Grupmosha e tyre është e datëlindjes 2000-2001-2002, ku shumica e futbollisteve janë nga kampionati ynë, plot 19 lojtare dhe 4 vijnë nga ligat jashtë Shqipërisë.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e futbollisteve te grumbuluara: