FEMRAT, KOMBËTARJA A DHE U-19 HUMBASIN ME REZULTAT MINIMAL - FSHF

FEMRAT, KOMBËTARJA A DHE U-19 HUMBASIN ME REZULTAT MINIMAL

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede është mundur në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në Ohër ora 17:00, Maqedoni 1-0 Shqipëri.
Të rejat e Shqipërisë e kishin përballjen e dytë miqësore, pasi në datën 4 qershor barazuan në ndeshjen e luajtur në Korcë, 1-1.
Shqipëria U-19 e femrave luajti me këtë formacion: Isa, Morina, Zyba, Gila, Levanja, Simoni, Zhymerti (’46 Leba), Bejleri (’72 Ragami), Zarka (’87 Niku), Lufo, Begallo.

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka humbur me rezultatin minimal në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Podgoricë ora 19:00, Mali I Zi 1-0 Shqipëri.
Shqipëria A e femrave luajti me këtë formacion: Raxhimi (’86 Konica), Rrahmani, Bajraktari, Muja (’46 Mustafa), Elezaj, Gjergji (’85 Djegsina), Hamidi, Doci, Lulaj (’86 Myrtollari), Gjini, Franja.

Kombëtarja e drejtuar nga Grima do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore po në Mal të Zi në datën 9 qershor ora 18:00.