FEDERATA E KOSOVËS AKORDON ÇMIMIN E MIRËNJOHJES PËR PRESIDENTIN DUKA - FSHF

FEDERATA E KOSOVËS AKORDON ÇMIMIN E MIRËNJOHJES PËR PRESIDENTIN DUKA

Kosova përcakton edhe lojtarët më të mirë për vitin 2017 në futboll në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare . Në ceremoninë “Gala” të ndarjes së çmimeve ishte prezent sot edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për të dytin vit radhazi futbollisti më i mirë i Kosvës u shpall Valon Berisha, mesfushori i Salzburgut, i cili fitoi konkurrencën e Amir Rrahmanit dhe Hekuran Kryeziut. Kete çmim 24 vjeçari e mori falë paraqitjeve të mira me Salzburgun dhe Kosovën.

Ndërkaq, futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës u shpall Florent Hasani, çmim që iu akordua nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkaq, në ceremoninë e kësaj të premteje, Federata e Futbollit në Kosovë nderoi me Çmimin e Mirënjohjes, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy federatave të të dy vendeve. Presidenti Vokrri i dha homologut të tij shqiptar këtë çmim duke cituar vlerësimin e madh të bashkëpunimit dhe angazhimin e Presidentit Duka në progresin e futbollit kosovar. Kreu i FSHF-së theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm mes të dy federatave do të rrisë ndjeshëm tempin dhe etapat e tij në vijimësi.