EKIPET KOMBËTARE RAJONALE, VIJOJNË SELEKSIONIMET E MOSHAVE - FSHF

EKIPET KOMBËTARE RAJONALE, VIJOJNË SELEKSIONIMET E MOSHAVE

Shkodra, Fieri, Durrësi e Tirana kanë përfunduar edhe përzgjedhjen e lojtarëve për kombëtaret rajonale U-13. Këto seleksionime kanë nisur që në datë 21 nëntor e vazhdojnë në Tiranë dhe në zonat e tjera rajonale, të vlefshme këto për ekipet kombëtare rajonale. Sipas programit të bërë publik edhe nga FSHF, zonat rajonale kanë operuar fillimisht me seleksionimin e moshës  U-13 (datëlindja 2006). Nën kurimin e sektorit të ekipeve kombëtare, sot janë realizuar në Tiranë (në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë) dhe në Fier, edhe seleksionimet përkatëse. 

Në Tiranë ishte datëlindja 2006 në testim, nga ku u përzgjodhën lojtarët përkatës, pas vlerësimit të grupit të specialistëve të cilët ndoqën nga afër këto mosha. Ky grup përbëhej nga Besnik Çela, Erion Bogdani, Eqerem Memushaj dhe Luan Pinari. 

Ndërkaq, në Fier, në ambientet e FK Apolonia u realizua edhe përzgjedhja e futbollisteve te datëlindjes 2006, kandidatë për ekipin përfaqësues U-13, për zonën e Fierit. Të pranishëm dhe nën syrin e specialistëve në këtë fazë seleksionuese në Fier morën pjesë  114 futbollistë nga ekipet pjesëmarrëse në kampionatin rajonal të moshave, zona Fier. Futbollistët zhvilluan 7 ndeshje në fushë të reduktuar me  sistemin 8+1 lojtarë, me 2×20 minuta. Futbollistët u vëzhguan nga një komision me specialistë,i perbere nga z.Astrit Maçi, Nevil Dede, Dritan Babamusta dhe Armand Damo.

Ndërkaq, në zonën e Shkodrës, një tjetër grup specialistësh kanë ndjekur lojtarë të skuadrave atje të datëlindjes 2006, të vlefshme për të ngritur ekipin kombëtar rajonal U-13. Në seleksionimin e Shkodrës morën pjesë 60 lojtarë teë zonës së Shkodrës, dhe ky testim stërvitor u krye në fushën “Reshit Rusi” në Shkodër. Eqerem Memushaj, Ardi Bozhanaj dhe Artan Mehmeti panë nga afër këta lojtarë dhe evidentuan më të mirët. Nesër seleksionimet për këtë datëlindje (2006-tën) do të vijojnë me zonën e Elbasanit, në ora 09:30 te Fusha “Sporti i Vjetër” Elbasan.

Programi në vijim për seleksionimet e datëlindjeve të tjera:

Datëlindja 2002, datat dhe zonat si më poshtë:

•Tirana – dt.29.11.2017, ora 09:30, Qendra e Ekipeve Kombëtare, Kamzë
•Shkodra – Dt.28.11.2017, ora 11:00, Stadiumi “Reshit Rusi” (fusha e Lëkurave/Shkodër)
•Fieri – Dt.29.11.2017, ora 10:00, Aneksi i Stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier
•Durrësi – Dt.27.11.2017, ora 09:00, Aneksi te “Niko Dovana”, Durrës
•Korçë – Dt.30.11.2017, ora 11:00, Aneksi i Stadiumit “Skënderbeu”, Korçë
•Elbasan – Dt.30.11.2017, ora 09:30, Fusha “Sporti i Vjeter” Elbasan

Datëlindja 2004, datat dhe zonat si me poshtë:

•Tirana – dt.05.12.2017, ora 09:30, Qendra e Ekipeve Kombëtare, Kamzë
•Shkodra – Dt.06.12.2017, ora 11:00, Stadiumi “Reshit Rusi” (fusha e Lëkurave/Shkodër)
•Fieri – Dt.05-06.12.2017, ora 10:00, Aneksi i Stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier
•Durrësi – Dt.08.12.2017, ora 09:00, Aneksi te “Niko Dovana”, Durrës
•Korçë – Dt.07.12.2017, ora 11:00, Aneksi i Stadiumit “Skënderbeu”, Korçë
•Elbasan – Dt.06.12.2017, ora 09:30, Fusha “Sporti i Vjetër” Elbasan

Seleksionimet e datëlindjeve të tjera
19 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindijes 2000 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U19)
20 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindjes 2001 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U18)
21 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindijes 2003 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U16)

Seleksionimet me lojtarët jashtë Shqipërisë
(Datëlindjet 2000, 2001, 2002, 2003, 2004)

•Dt. 11 Dhejtor 2017 Selanik, ora: 09:00. 
Adresa: Makedonikos Athletic Sport Club, Perifariaki Odos Komvos Efkarpias, Selanik. Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003, 2004.
•Dt. 12 Dhjetor 2017 Athinë, 09:00. 
Adresa: Qendra Sportive “Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos, Athine. 
Datëlindjet: 2000, 2001.
•Dt.13 Dhjetor 2017 Athinë, 09:00. 
Adresa: Qendra Sportive “Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos, Athine. 
Datëlindjet: 2002, 2003, 2004.
•Dt. 14 Dhjetor 2017 Perugia, ora: 13:30. 
Adresa: Via Trentino, Localita’ Sanfatucchio – Castiglione del Lago (PG). Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003.
•Dt. 15 Dhjetor 2017 Milano, ora: 10:30. 
Adresa: Via Felice Orsini, 78/84, Milano (MI). 
Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003, 2004.
•Dt. 16 Dhjetor 2017 Zvicër, ora: 10:00. 
Adresa: Sportanlage Im Moos, 8910 Affoltern am Albis. 
Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003, 2004.