GJIMNAZI “BESNIK SYKJA” FITUES I KAMPIONATIT TË MINIFUTBOLLIT “REPLAY CUP”

Është shpallur shkolla ” Besnik Sykja” fituese e Kampionatit “REPLAY CUP” e zhvilluar midis shkollave të mesme në Tiranë. Një turne që zhvillohej për herë të parë në kryeqytet dhe ku merrnin pjesë, plot 24 skuadra, që përfaqësonin shkollat e mesme.

Ndeshjet e kampionatit të minifutbollit janë zhvilluar në ambjentet e “Aquadrom” dhe finalja u zhvillua sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Finalistet e gjimnazit “Besnik Sykja” fituan 5-2 përballë gjimnazit “Ismail Qemali”. Vendin e tretë në kampionat e fitoi gjimnazi “Aleks Buda” 3-1 përballë moshatarëve të gjimnazit “Sami Frashëri”.
Atmosfera në pallatin e sportit ishte shumë e zjarrte dhe emocionuese ku gjimnazistët përkrahinin shokët e tyre në këtë aktivitet futbollistik.
Trofeun për fituesit e kampionatit të minifutbollit e dorëzoi sulmuesi i kombëtares sonë Armando Sadiku si ambasador i “REPLAY CUP”.