BESA FITON TROFEUN E KUPËS SË MOSHAVE PËR U-17 - FSHF

BESA FITON TROFEUN E KUPËS SË MOSHAVE PËR U-17

Kupën e Shqipërise për moshën U-17 e ka fituar skuadra e Besës me rezultatin 2-1 përballe Internacionalit te Tiranës. Finalja u zhvillua sot në orën 14:00 në stadiumin e Kamzës, ku ndeshja finale pati një rivalitet të fortë deri në minutën e fundit.

Të parët e gjeten rrjeten e kundershtarit ekipi i Besës  me anë të Mecas  në minutën e 6 dhe në minutën e 33 Internacional ka barazuar me Muratin, pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë. Ne pjesën e dytë Besa është treguar sërisht e saktë duke finalizuar fitoren në minutën e 59 me anë të Selitës.

Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv Bardhyl Jera.

Nesër, ne oren 14:00 do të zhvillohet finalja e Kupës së moshave për U-19, Shkendija Tiranes-Vllaznia në “Elbasan Arena”, ku hyrja do të jetë falas.