Komiteti Ekzekutiv - FSHF

Komiteti Ekzekutiv

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, është organi më i lartë kolegjial, që drejton dhe merr vendime gjatë periudhave mes dy Asambleve. Ai është i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme dhe përbëhet nga 11 anëtarë: Armand Duka (Presidenti), Lutfi Nuriu (Zv/President i parë), Arben Dervishaj (Zv/ President i dytë) dhe 8 anëtarë.

Konkretisht përbërja e Komitetit Ekzekutiv të dalë nga Asambleja e fundit e zhvilluar më 15 mars 2022 në Shtëpinë e Futbollit, është: Armand Duka (President) dhe anëtarë:

1. Lutfi Nuriu
2. Arben Dervishaj
3. Abdyl Kuriu
4. Ervin Canollari
5. Pano Xhixho
6. Anila Basha
7. Bardhyl Jera
8. Gjergj Petro
9. Ylli Çekiçi
10. Envi Hicka

Mandati i një anëtari të Komitetit Ekzekutiv është 4 vjeçar. Një anëtar i Asamblesë, nuk ka drejtë të propozojë më shumë se një emër për kandidat të Komitetit Ekzekutiv. Anëtari që zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv duhet të plotësojë disa kushte: Të jetë shtetas shqiptar dhe të banojë në Shqipëri.Të mos jetë i dënuar për krim të rëndë.Të lëshojë një deklaratë me shkrim se ai jep dorëheqjen nga funksionet brenda anëtarësisë së FSHF-së nëse zgjidhet.Të jetë nën moshën 70 vjeç, në datën që mbahet Asambleja e Përgjithshme zgjedhore.
Kushte të tjera në lidhje me shkollimin apo kualifikimin e nevojshëm janë të përcaktuara në termat e referencës korresponduese të miratuara nga Komiteti Ekzekutiv.
Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i një organi juridik të FSHF-së.

Komiteti Ekzekutiv mblidhet sipas kërkesave por të paktën gjashtë here në vit. Mbledhjet drejtohen nga Presidenti. Ai e thërret mbledhjen të paktën dhjetë ditë përpara zhvillimit të mbledhjes. Rendi i ditës përfundimtar dhe dokumentet përkatëse duhet të dërgohen tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të paktën pesë ditë para mbledhjes.

Sekretari i Përgjithshëm merr pjesë në takimet e Komitetit Ekzekutiv vetëm si konsultues. Vendimet e Komitetit Ekzekutiv merren me shumicë votash 50 +1. Në rastin e votave të barabarta, Presidenti ka votë vendimtare. Komiteti Ekzekutiv ka nevojë për një numër të caktuar prej të paktën gjashtë anëtarësh në mënyrë që të marrë vendime të vlefshme.

Komiteti Ekzekutiv ka autoritet në fushat e veçanta të mëposhtme:
Menaxhon dhe drejton punët e FSHF-së në përputhje me këto statute dhe siguron zbatimin e statuteve të FSHF-së. Mundet të aprovojë dispozitat ekzekutive të nevojshme për aplikimet e tyre. Me propozim të Presidentit, të emërojë dhe shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm. Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të emërojë apo të shkarkojë shefat e sektorëve të Sekretariatit të Përgjithshëm të FSHF-së. Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të përmirësojë rregulloren e brendshme organizative të Sekretariatit të Përgjithshëm të FSHF-së. Të emërojë, pezullojë ose pushojë anëtarë të organeve gjyqësore të FSHF-së. Të përgatitë dhe të mbajë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme dhe të Jashtëzakonshme.

Arben Dervishaj

Abdyl Kuriu

Ervin Cenollari

Pano Xhixho

Anila Basha

Bardhyl Jera

Gjergj Petro

Ylli Çekiçi

Envi Hicka