Asambleja - FSHF

Asambleja

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, asambleja thirret për zhvillimin e punimeve, një herë në vit. Në të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithëshme të çdo viti anëtarët kanë të drejtë të marrin vendime statuore, duke propozuar dhe miratuar amendime të ndryshme të rëndësishme. Asambleja është i vetmi organ i cili ka tagrin të marrë të tilla vendime.

Me vendim te Komitetit Ekzekutiv cakohet çdo vit data, ora dhe vendi për mbledhjen e Asamblesë së Zakonshme dhe të Jashtëzakonshme të FSHF-së. Një herë në katër vjet, siç e përcakton edhe Statuti i Federatës Shqiptare të Futbollit, zhvillohet Asambleja Zgjedhore e FSHF-së, e cila zgjedh Presidentin e FSHF-së, 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv si edhe Anëtarët e Komisionit Verifikues (këta, një herë në dy vjet).

Gjithashtu, Asambleja e Përgjithëshme ka të drejtën e marrjes së shumë vendimeve të rëndësishme. Ajo gëzon të drejtën e plotë statuore të miratojë veprimtarinë një-vjeçare të Komitetit Ekzekutiv.

  • Gjithashtu Asambleja e Përgjithëshme në punimet e saj:
  • Amendon Statutet dhe Rregulloret e miratuara prej saj.
  • Miraton Raportin Financiar dhe voton buxhetin e FSHF-së
  • Cakton auditin e pavarur për veprimtarinë financiare, si dhe pranon raportin e tij.
  • Aprovon paqyrën e llogarive vjetore të kryera.

Vetëm Asambleja ka të drejtën e pranimit, përjashtimit, apo edhe të pezullimit për çdo anëtar të FSHF-së nga të gjitha veprimtaritë e saj.
Ajo mund të lirojë nga detyra një anëtar të një organi ekzekutiv të FSHF. Asambleja po kështu ka të drejtëne plotë që të propozojë dhe të miratojë Presidentin e Nderit, apo anëtarë nderi të FSHF, personalitete të ndryshme, për kontributin e tyre në futbollin shqiptar.

Nga titujt e Nderit që jep Federata Shqiptare e Futbollit, është Asambleja ajo që aprovon titullin më të lartë: “Nderi i Kombit në Futboll”.
Ky titull është atribut ekskluziv i saj dhe i asnjë organi tjetër.

Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit me të drejtë vote, janë përcaktuar me statut dhe janë renditur si më poshtë:

1.Klubi i Futbollit Vllaznia
2.Futboll Klub Partizani
3.Klubi i Futbollit Tirana
4.Futboll Klub Dinamo
5.Klubi i Futbollit Teuta Durrës
6.Futboll Klub Kukësi
7.Klubi Futbollit Laçi
8.Klubi i Futbollit Skenderbeu
9.Klub Futboll Egnatia
10.Klubi Sportiv Kastrioti
11.Bylis
12.KF Erzeni
13.AF Elbasani
14.F.K.Apolonia
15.FK Tomori 1923
16.Shoqata e Futbollit Korabi
17.Futboll Club Besa
18.KF Burreli
19.Flamurtari FC
20. KF Vora
21.Klubi i Futbollit Lushnja 1930
22. Luzi 2008
23. Shoqata Shqiptare e Mjekësisë Sportive
24. Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar
25. Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar
26.Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan
27.Shoqata Rajonale e Futbollit Fier
28.Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër
29.Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë
30.Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë
31.Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër
32.Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë
33.Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës

Asambleja ka të drejtën të aprovojë ose ndryshojë Rregullat e Proçedurave të Asamblesë së Përgjithshme.