Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 21.04.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 21.04.2018

1. Lojtari i KF “Laçi”, Ndricim Shtubina, për provokim të publikut, në bazë të nenit 53/1 të KDS, dënohet 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF “Kukësi”,sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3.a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

3. FC “Flamurtari”,në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.