Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 18.06.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 18.06.2018

1. KF “Laçi”, detyrohet të zhdëmtojë të gjitha dëmet materiale të shkaktuara në stadiumin e “Elbasan Arena” gjate ndeshjes “Skënderbeu- Laçi”, luajtur me date 27.05.2018

2. Lojtari i KF “Butrinti” U-19, Endrit Behaj,për goditje me grusht dhe ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.b) të KDS, dënohet me 18 (tetëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Butrinti” U-19, Dhimiter Dhroso, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF “Butrinti“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Vlora” U-19 datë 30.05.2018, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.

5. FC “Termi“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tomorri” U-19 datë 30.05.2018, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.

6. Lojtari i KF “Iliria” U-19,Arsen Abazi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KF “Tomorri” U-19,Egland Lamaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. KF “Brians” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje të sendeve në fushë duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes kundër SH.S “Pepa” U-17, në bazë të nenit 66/3.a) të KDS,dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

9. KF “Vlora“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Butrinti” U-17 datë 27.05.2018, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.

10. KF “Butrinti“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Fieri” U-17 date 30.05.2018 humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.

11. KF “Shkendija“, për aktivizim te lojtarit që nuk kishte të drejtë të lunate në ndeshjen e kategorisë së tretë me KF “Internacional Tirana” date 05.06.2018 humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

12. Zyrtari i “Atletik” U-11,Elis Legata,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit kundërshtar në bazë të nenit 48/2.a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.