Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 11.05.2018

1.KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij , do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
2.KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij , do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
3.Lojtari i KF “Gramozi”, Petrika Ropi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Xhulio Bajrami për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.KF “Elbasani” U-19, paralajmërohet se në rast përsëritje tëhyrjes së personave të pa autorizuar në fushën e lojës, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
6.KF “Beslidhja“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkëndija B.T” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
7.KF “Spartaku“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
8.KF “Burreli“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
9.Lojtari i KF “Tomorri” U-17 ,Remino Nazeraj për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.KF “Butrinti“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me Sh.S “Pepa” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.