Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 08.05.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 08.05.2018

1. KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, dënohet me zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
2. KF “Tirana” i jepet një afat përfundimtar prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesit.
3. Paralajmërohet KF “Tirana” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet sërish me zbritje e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi brenda një afati 10 (dhjetë) ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare.