Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 30.03.2017 - FSHF

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 30.03.2017

I mbajtur sot më datë 30 Mars 2017, në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës së FSHF-s  për shqyrtimin e  problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombetar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi cështjet në tërësi duke u  bazuar edhe në nenet 76 dhe 77 të KDS.

VENDOSI:

1.Zyrtari i KF “Besa”, Taulant Guma, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.

2.KF “Lushnja”, paralajamerohet se në rast përseritje të  hedhjes se sendeve në fushën e lojës, do të  jetë subjekt i masave ndëshkimore të  Komisionit të Disiplines.

3.KF “Korabi” U-17 dhe U-19, për mos paraqitje ne ndeshje me  KF “Akademia AAS” U-17 dhe U-19, në bazë te nenit 55 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

4.KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me  KF “Korabi” U-19, në bazë te nenit 55 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

Komisioni i Disiplines

Anëtar                                Kryetar                            Anëtar
Ilir Lame                           Eno Bushi                      Arben Shkembi