Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 22.12.2016 - FSHF

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 22.12.2016

I mbajtur sot me date 22 Dhjetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI:

1.Lojtari i KF “Besa”, Skerdjan Perja, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në bazë të 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2.Lojtari i KF “Shenkolli”, Rinev Danaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në bazë të 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3.Lojtari i KF “Erzeni”, Denis Troplini, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) dhe 49/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim aktiviteti.
4.KF “Erzeni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të merren masa disiplinore.
5.Lojtari i KF “Dinamo”, Effiong Eyoh, për lojë të rëndë duke goditur me kokë kundërshtarin, në bazë të Nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Zyrtari i KF “Bylis”, Eqerem Memushaj, për protest me fjale ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, ne baze te nenin 56/1.a) te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke. Ne zbatim te nenit 136/1.a te KDS gjoba aplikohet ne masen 50%.
7.Zyrtari i “Sopotit ”, Eneo Suljemani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Zyrtari i KF “Shkumbini”, Arianit Ballhysa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit, në bazë të nenit 56/1/a) te KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i KF “Gramozi”, Klajdi Caushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshje, në bazë të nenit 49/1/a) te KDS, dënohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.KF “Naftëtari”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurine e lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 51; 64/1/a) dhe 65 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njeqindmije) leke ; ne zbatim te nenit 136/1.b te KDS. Gjoba aplikohet ne masen 20%.
11.Lojtari i KF ”Naftëtari”,Florian Kopici, për sulm ndaj kundëershtarit duke ushtruar dhunë, në bazë të nenit 48/1/e) dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.KF “Kevitan” ,per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Veleciku” denohet me humbjen ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimit, ne baze te nenit 55 te KDS.
13.Lojtarja e “Tirana AS” femra , Anela Vishkulli për sjellje të gabuar ndaj zyrtares së ndeshjes duke e pështyrë, në bazë të nenit 49/2/c) të KDS, dënohet me 24 (njëzetëekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.
14.Lojatri i KF “Porto” U-19, Armen Zhejani, per ofendim te zyrtarit te ndeshjes, ne baze te nenit 56/1.a te KDS, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.Lojtari i KF “Kukesi” U-17, Ilirjan Belaj, per sjellje te gabuar te kundershtarit, ne baze te nenit 48/1.d, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16.Lojatri i KF “Skenderbeu” U-17 Nazari Kostika per sjellje te gabuar te kundershtarit, ne baze te nenit 48/1.d, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17.Lojtari i KF “Flamurati “ U-17, Albion Balilaj, per sjellje te gabuar te kundershtarit, ne baze te nenit 48/1.d, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kunder vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) diteve perpara Komisionit te Apelit.

Komisioni i Disiplines

Anetar                                     Kryetar                                    Anetar
Adriatik Brace                        Eno Bushi                             Sajmir Xhuglini