Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 13.12.2016 - FSHF

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 13.12.2016

I mbajtur sot me date 13 Dhjetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI:

1.Lojtari i KF “Tërbuni” Klajdi Toli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes me fjalë dhe xheste ofenduese, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2.Lojtari i KF “Tërbuni”,Ditmir Beci,,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes me fjalë dhe xheste ofenduese, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3.Lojtari i KF “Tërbuni”, Seadet Myftia, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes me fjalë dhe xheste ofenduese, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Zyrtari i KF “Mamurrasi”, Ded Ndreca, paralajmerohet se ne rast perseritje te shkeljeve disiplinore do te jete subjekt i masave disiplinore.
5.Zyrtari i KF “Gramshi”, Bardhyl Minxhaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Internacional Tirana”, Ariol Asllani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Kevitan”, Emanuel Dule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.KF “Burreli” U-19 dhe U-17, per mos paraqitje ne ndeshje me “Akademia AAS” U-17 dhe U-19 humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
Kunder vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) diteve perpara Komisionit te Apelit.

Komisioni i Disiplines

Anetar                                Kryetar                                 Anetar
Arben Shkembi                Sokol Como                          KujtimPagria