Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 13.04.2017 - FSHF

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 13.04.2017

1.Flamurtari F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës , në bazë të Nenit 66/3/a) të KDS dënohet zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2.KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 56/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mije) lek.

3.Lojtari i KF “Shkumbini”, Fadil Meta, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, bazuar në nenin 48/1.d të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.KF “ Bylis”, për sjellje të gabuar të tifozerisë, duke hedhur mjete ndezëse e duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, bazuar në nenin 66/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

5.KF “Kastrioti”, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos marrjes së masave për mbarëvajtjen e ndeshjes në përputhje me rregulloren e garës do të jëtë subjekt i masave disiplinore.

6.KF “Elbasani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos marrjes së masave për mbarëvajtjen e ndeshjes në përputhje me rregulloren e garës do të jëtë subjekt i masave disiplinore.

7.Lojtari i KF “Partizani” B, Xhuljo Vora për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, bazuar në Nenin 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Vora” Elrison Bardhi për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, bazuar në Nenin 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF “Delvina”, Selaudin Cuno, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, bazuar në 49/1.b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

10.KF “Përmeti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, bazuar në nenin 66/1 të KDS, dënohet me 100.000 (njëqindmijë) leke gjobë. Në aplikim të nenit 136/b të KDS gjoba shlyhet në masën 20%.

11.Lojtari i KF “Naftetari” Klajdi Pepa, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Lojtari i AF “Dinamo”, Igli Cela U-19 dhe lojtari i KF “ Shkëndia Dr” U-19 për goditje me grusht ndaj njëri-tjëtrit, bazuar në nenin 48/1.e të KDS, dënohet secili me 5 (pësë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13.KF “Brians” U -17 për mos paraqitje në ndeshjen ndaj KF “Korabi” U -17,bazuar në nenin 55 të KDS,humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

14.Lojtari i KF “Spartaku” , Leonard Harroku dhe lojtari i FC “Klosi”, Ermal Rizvani për goditje me grusht ndaj njëri-tjëtrit,bazuar në nenin 48/1.e të KDS, dënohet secili me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti .

15.Lojtari i KF “Term”, Kristi Cerpia, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenin 49/1.a të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16.Tranjeri i KF “Termi”, Ardi Bozhani, për sjellje ofenduese dhe jo sportive duke shkelur parimet e fair play ndaj zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezulim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të nenit 136 të KDS , gjoba shlyhet në masën 5 %.

17.Pranimin e kërkesës së lojtarit Arbër Shala, Korrigjimin e gabimit në vendimi e KDS nr. datë 10 datë 06.04.2017 si vijon:
Lojtari i KF “Laçi”, Arbër Shala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.