Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 13.01.2017 - FSHF

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 13.01.2017

I mbajtur sot me date 13 Janar 2017, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI:

1.Tranjeri i KF “Laci”, Ramadan Nderu, paralajmerohet se ne rast mospjesemarrje ne konferencen per shtyp pas ndeshjes, do te jete subjekt i Kodit te Disiplines Sportive sipas nenit 13 te KDS.
2.KF “Vllaznia”, për sjellje te gabuar te spektatorëve duke leshuar mjete ndezese, ne bazë te nenit 66 të KDS denohet me gjobe ne masen 150.000 (njeqindepesedhjetemije) lek.
3.KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke leshuar mjete ndezese, ne bazë te nenit 66 të KDS denohet me gjobe ne masen 150.000 (njeqindepesedhjetemije) lek.
4.KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje te perkoheshme te lojes, ne baze te nenit 66/3/a dhe 66/1 të KDS denohet me zhvillimin e 1(nje) ndeshjeve pa spektator në stadiumin përkatës si dhe me gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) lek.
5.KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke perdorur shprehje fyese dhe leshuar mjete ndezese, ne bazë te nenit 66 të KDS denohet me gjobe ne masen 150.000 (njeqindepesedhjetemije) lek.
6.KF “Skenderbeu”, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke perdorur shprehje fyese dhe leshuar mjete ndezese, ne bazë te nenit 66 të KDS denohet me gjobe ne masen 150.000 (njeqindepesedhjetemije) lek.
7.Zyrtari i KF “Djelmnia” U-15,Gjovalin Stolaj, per proteste ndaj vendimeve te arbitrit, bazuar ne Nenin 56/1/a te KDS ,denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.KF “Djelmnia” U-15,për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ne baze te nenit 65/3/b) denohet me humbjen e ndeshjes “Djelmnia-Porto” ne tavoline me rezultatin 3-0.

Kunder vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) diteve perpara Komisionit te Apelit.

Komisioni i Disiplines

Anetar                                  Kryetar                                    Anetar
Adriatik Brace                    Sokol Como                          Mimoza Odhisea