Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 06.04.2017

I mbajtur sot më datë 6 Prill 2017, në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës së FSHF-s për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombetar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi cështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 76 dhe 77 të KDS.

VENDOSI:

1.Lojtari i KF “Laçi”, Arbër Shala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2.Lojtari i KF “Korabi”, Emrush Kaloshi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy ) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3.Zyrtari i KF “Tërbunit”, Oltion Kernaja, për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4..Lojtari i KF “Elbasani” Jurgen Dosti , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e ofenduar me fjale fyese, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “Vorës” Adnad Balliu për sjellje te keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6..Lojtari i KF “Kukësi B” Fation Bytyci për sjellje te keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Gramozi” Qemal Rumi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Delvina”, Andi Gjeci për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS dënohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i KF “Skrapari”,Edrian Myftari për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Lojtari i KF “Delvina”, Armando Selfo për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Delvina” Mario Bilo, për sjellje te keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
12.KF “Skrapari” për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të neni 65/3.a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkates.
13.KF “Lushnja” U-17 per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Skenderbeu “ U-17, ne baze te nenit 55 te KDS humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0.
14.Zyrtari i KF “Partizani” U-17,Nikolin Coclli për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.KF “Olimpiku” U-17, për përfshirje në lojë të lojtarit Gentjan Noka që nuk kishte të drejtë të luante,në bazë të nenit 54 dhe nenit 134 të KDS, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim.
16.Lojtari i KF “Olimpiku ” U-17 Gentjan Noka, për sjellje te keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Komisioni i Disiplines

Anëtar                                       Kryetar                               Anëtar
Adriatik Brace                      Sokol Como                      Mimoza Odhisea