Vendimi i Komisionit te Apelit te FSHF date 14.10.2016

VENDIM
Sot në datën 14 Tetor 2016, Komisioni i Apelit të FSHF-se i mbledhur për shqyrtimin e kërkesës ankimore të ankuesit SK “Shkumbini”, kundër vendimit te Komisionit te Disiplinës pranë FSHF, të datës 04.10.2016, pika 7 ;

Komisioni i Apelit pasi u njoh me apelin e paraqitur nga SK “Shkumbini” si dhe dokumentacionin e paraqitur nga Sekretariati Teknik :

VENDOSI:

Ndryshimin e pikës 7 të vendimit te Komisionit te Disiplinës, date 04.10.2016 si vijon:
SK “Shkumbini”, për sjellje te gabuar te spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushës së lojës, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 66/3/b, sanksionohet me ndalimin e zhvillimit të 8 (tete) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim përpara Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) Lozanë, Zvicër.

U shpall ne Tirane, sot me dt 14.10.2016

Komisioni i Apelit

Anetar                               Kryetar                                    Anetar
Julian Haxhiu                Envi Hicka                                Arjan Salati

Anetar                               Anetar
Bledar Abdullai              Altin Shkurti