Vendimi i Komisionit te Apelit te FSHF date 01.06.2016

VENDIM

I mbajtur sot ne daten 1 Qershor 2016 ora 17.00 ne mbledhjen e Komisionit te Apelit te FSHF-se per shqyrtimin e kerkesave ankimore drejtuar Komisionit te Apelit nga ankuesi KF “Kastrioti ”, kunder vendimit te Komisionit te Disiplines se FSHF-se te dates 11.05.2016, pika 8 ;

Komisioni i Apelit pasi u njoh me apelimet e paraqitur nga KF “Kastrioti” si dhe dokumentacionin e paraqitur nga Sekretariati Teknik :

VENDOSI:

1. Lenien ne fuqi me kete ndryshim pikes 8 te vendimit te Komisionit te Disiplines, date 11.05.2016.

KF “Korabi”, per lejim te hyrjes ne fushe te spektatoreve pas perfundimit te ndeshjes, duke shkaktuar grindje dhe goditje me ekipin kundershtar, ne baze te Nenit 12 dhe 66 te KDS, denohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjeve ne stadiumin e qytetit te Peshkopisë, per sezonin futbollistik 2016-2017, si dhe zhvillimin e 15 (pesembedhjete) ndeshje pa spektator ne ndeshjet pritese, bazuar ne nenin 65/3.b te KDS.

Komisioni i Apelit

Anetar                             Kryetar                            Anetar

Julian Haxhiu                Envi Hicka                       Arjan Salati

Anetar                            Anetar

Bledar Abdullai             Altin Shkurti