Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 31.01.2012,Nr.1

V E N D I M

I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

Trupi gjykues i Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve (DHKZK), i përbërë nga:

Dashamir Kore          Kryetar

                                                      Petrit Ragami              Anëtar

Ilir Berhami                Anëtar

Asistuar nga  asistenti i sekretarit te Pergjithshem te FSHF-se,  Denis Lilo, si sekretar gjyqesor, sot, me daten 31.01.2012, mori në shqyrtim çështjen qe u perket paleve:

PADITËS:                            Charles Ofojeh, banues ne Fier.

I PADITUR:                        Shoqeria  “F.K.Apollonia” Sh.A. , perfaqesuar  me autorizimin dt.30.01.2012 nga av.Fatos Braja.

OBJEKTI:                            Zgjidhje Kontrate dhe lenien e lire te lojtarit.

BAZA LIGJORE:               Neni 4 (kater) i kontrates kapitulli X (dhjete) (Zgjidhja e mosmarreveshjeve)

Ne konkluzionet perfundimtare:

Paditesikerkoi pranimin e kerkeses se tij,

Pala e paditurpranoi realizimin e kesaj kerkese.

Gjykatapasi administroi provat dhe degjoi pretendimet perfundimtare te paleve,

V Ë R E N:

Palet para gjykates, me vullnetin e tyre te lire deklaruan se deshirojne qe kjo ceshtje te zgjidhet nga ana e ketij trupi gjykues. Trupi gjykues konstaton se ceshtja eshte ne juridiksion dhe ne kompetence te DHKZK (neni 4, pika 1 e Rregullores se DHKZK).

Nga shpjegimet e paleve dhe provat e administruara rezultoi e provuar se kerkuesi, Charles Ofojeh, ka lidhur nje  kontrate me daten 30.08.2011  deri me daten 31.05.2012, e cila do te rinovohet automatikisht edhe per nje vit tjeter  ne perputhje me percaktimet e bera ne kete kontrate .

 Paditesi eshte drejtuar  DHKZK, me kerkesen per zgjidhjen e mosmarreveshjes mes paleve subjekt te ketij gykimi. Paditesi pretendon nderprerjen e kontrates me Shoqerin  “F.K.Apollonia” Sh.A.  per te dale lojtari i lire, per arsye se: jane konstatuar rastet e parashikuara shprehimisht ne kontrate si arsye per zgjidhjen e saj.

Pala e paditur ne pergjigje te kerkeses se kerkuesit deklaroi se eshte dakort te zgjidhet kjo kontrate duke u lene i lire kerkuesi .

Për këto arsye:

Bazuar në Nenin 37 të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve te FSHF dhe dispozitat e kontrates se sherbimit te dt.30.08.2011,    trupi gjykues

V E N D O S I:

1.     Pranimin e kerkeses.

2.     Zgjidhjen e kontrates objekt i ketij gjykimi dhe lenien e lire te lojtarit Charles Ofojeh.

3.     Shpenzimet gjyqesore ne shumen 100.000 Leke i ngarkohen pales se paditur.

Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne organin e parashikuar ne nenin 34 te Rregullores se Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve te FSHF-se, brenda 21 ditesh nga dita e dhenies se ketij vendimi.

 U shpall sot me date 31.01.2012.

KRYETARI

Dashamir Kore

ANËTAR                                                                               ANETAR

       Petrit Ragami                                                                             Ilir Berhami