Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 26.01.2012,Nr.1

V E N D I M

I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

Trupi gjykues i Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve (DHKZK), i përbërë nga:

                                                     Ervin PUPE                      Kryetar

    Aldona SYLAJ                  Anëtar

     Elion SEMANAJ                         Anëtar

asistuar nga  asistenti i sekretarit te Pergjithshem te FSHF-se,  Denis Lilo, si sekretar gjyqesor, sot, me daten 26 janar 2012, mori në shqyrtim çështjen qe u perket paleve:

PADITËS:                             Sadush DANAJ, futbollist i K.F. Beselidhja.

I PADITUR:                          Klubi i Futbollit “Beselidhja”, perfaqesuar nga presidenti z. Gjoke NDOKA

OBJEKTI:                             Zgjidhja e Kontrates nr. 163 prot. date 31.01.2012 e lidhur ndermjet paleve ndergjyqese.

Lenia e lire e lojtarit

BAZA LIGJORE:                Neni 4 i Kontrates nr. 163 prot. date 31.01.2012

Ne procesin gjyqesor te zhvilluar ndermjet paleve te siperpermendura, pala padite argumentoi dhe paraqiti prova shkresore ne mbeshtetje te pretendimit te saj, duke kerkuar pranimin e plote te kerkese, ndersa pala e paditur, nepermejt fjales se saj dhe provave te sjella prapesoi duke kerkuar rrezimin e kerkeses se paraqitur nga pala paditese. Trupi gjykues pasi administroi provat e paraqitura ne proces nga pala paditese dhe ajo e paditur, degjoi pretendimet perfundimtare te tyre

V Ë R E N:

Ndermjet paleve ndergjyqese eshte lidhur kontrata nr. 163 prot date 31.01.2012, per nje periudhe 2 vjecare, nga data 31.01.2012 deri ne date 31.12.2014. Sipas kontrates pala paditese, ne cilesine e futbollistit ofron sherbimin pales se paditur K.F. Beslidhja kundrejt nje shperblimit mujor prej 50 000 leke. Sipas pohimit te te dyja paleve, shperblimi mujor paguhej ne fillim te cdo muaji vijues.

Pala paditese nepermjet kerkeses se saj pretendon se nuk eshte paguar, perkatesisht ne muajt tetor, nentor dhe dhjetor 2012. Ky ka qene shkaku kryesor qe ajo eshte detyruar t’i drejtohet DHKZK, me kerkesen e protokolluar ne FSHF ne nr. 44 prot, date 14.01.2013, per te kerkuar zgjidhjen e kontrates nr. 163 prot date 31.01.2012 te lidhur me palen e paditur dhe lenien e lire te pales padites, lojtarit Sadush DANAJ.

Pala e paditur, pasi degjoi pretendimin e pales paditese, prapesoi duke kundershtuar mospagimin e pages se muajit tetor. Trupi gjykues i kerkoi pales paditese nese kishte prova qe provonin pagimin e pages se tetorit dhe i kerkoi asaj ti paraqese keto prova ne proces. Pala e paditur nuk arriti te provoje me prova shkresore pagimin e pages se ketij muaji.

Gjithashtu, pala e paditur pranoi se nuk i ka paguar pales paditese pagen e muajit nentor dhe dhjetor. Sipas shpjegimit te saj te dhene ne proces, arsyeja e ketij mospagimi eshte mbajtia e pages per llogari te mases disiplinore te marre ndaj te gjithe lojtareve te K.F. Beslidhja, pra edhe te paditesit, ne masen e 2 pagave mujore per shkak te rezultateve shume te dobeta ne dy muajt e fundit si dhe per leshim te ndeshjes Beslidhja-Partizani me date 01.12.2012. Per te provuar kete fakt, pala paditese depozitoi ne proces shkresen me nr. 1 prot. date 10.01.2013.

Gjithashtu pala e paditur, depozitoi ne proces edhe nje shkrese me nr. 2 prot date 14.01.2013, shkrese e cila i drejtohet FSHF-se ne permbajtie te te ciles, FSHF-ja njoftohet per perjashtimin e pales paditese per nje vit pa te drejte aktivizimi ne cdo ekip brenda dhe jashte vendit, per arsye se pala paditese ishte sjelle ne menyre ofenduese ndaj presidentit te K.F. Beselidhja, braktisje demostrative e stervitjes dhe dyshime ne lidhje me lenien e ndeshjes Beselidhja-Partizani.

Trupa gjyqesore pyeti palen paditese nese ishte njohur me keto shkresa dhe permbajtien e tyre. Pala paditese mohoi komunikimin e ketyre shkresave si dhe permbajtien e tyre persa i perkiste fakte qe pretendoheshin ne to.

Ne lidhje me kerkimin e pales paditese, trupi gjykues cmon se e drejta e pales paditese per te perfituar pagen mujore i ka lindur respektivisht ne muajin nentor per pagen e tetorit, ne muajin dhjetor per pagen e nentorit dhe ne muajin janar per pagen e dhjetorit, kjo sipas permbajties se nenit 4 te kontrates por edhe sipas pohimeve respektive te paleve ndergjyqese.

Ne proces rrezultoi e provuar se pala paditese nuk eshte paguar per muajt tetor, nentor e dhjetor. Porva shkresore e paraqitur nga pala e paditur, shkresa nr. 1 date 10.01.2013, permbajties se se ciles iu referua pala e paditur per te justifikuar mospagimin e pagave per muajt nentor e dhjetor, si rezultat i aplikimit te mases displinore ndaj lojtareve te Beselidhjes, pra edhe ndaj pales paditese, nuk justifikon ligjerisht mbajtien e pages per muajt nentor e dhjetor. Se pari, e drejta e pales paditese per te marre pagen mujore, i kishte lindur asaj ne muajin dhjetor per pagen e nentorit dhe ne muajin janar per pagen e dhjetorit. Ne keto kushte pala e paditur eshte ne mospermbushje thelbesore te detyrimeve te saj kontrakore. Gjithashtu, referuar ne shkresen nr. 1 date 10.01.2013, masa dispilinore, ajo eshte perpiluar pasi pales paditese i kishte lindur detyrimi per te vjele pagen e muajit dhjetor. Gjithashtu, si mase disiplinore, per gjobitje me dy paga mujore, ajo nuk mund te kete fuqi prapavepruese, por vetem zbatimi i saj korrek do te realizohej ne te ardhmen, pasi kjo t’u ishte komunikuar lojtareve te cilet kane edhe te drejten ta kundershtojne perpara DHKZK ne rast se kjo eshte marre ne kundershtim me permabjtien e kontrates apo e pabazuar ne fakte provues.

Mospagimi i pages nga ana e pales se paditur, kosnsiderohet si nje mospermbushje thelbesore e kontrates se punes nga ana e pales se paditur, sidomos ne rastin kur kjo mospermbushje eshte perseritur me shume se nje here, konforme nenit 12 e 116 te Kodit te Punes, c’ka justifikon plotesisht palen paditese te kerkoje zgjidhjen e kontrates.

Lidhur me te drejten e pales padirtese per te kerkuar nga pala e paditur pagen per muajt e papaguar deri ne zgjidhjen e kontrates, pala paditese nuk e kerkoi nje te drejte te tille ne kekrimin fillestar dhe e refuzoje ate gjate procesit, e per pasoje trupa gjyqesore, bazuar ne nenin 5 e 6 te Kodit te Procedures Civile, nuk e mori ne shqyrtim nje ceshtie te tille.

PER KETO ARSYE:

Bazuar në Nenet 29, 30 e  32  të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve te FSHF, trupi gjykues

V E N D O S I:

$11.      Pranimin e kerkeses.

  1. Zgjidhjen e kontrates nr. 163 date 31.01.2012 te lidhur ndermjet paleve ndergjyqese dhe lenien e lire te lojtarit Sadush DANAJ
  2. Shpenzimet gjyqesore ne shumen 100.000 leke i ngarkohen pales se paditur.

Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne organin e parashikuar ne nenin 34 te Rregullores se Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve te FSHF-se, brenda 21 ditesh nga dita e dhenies se ketij vendimi.

U shpall sot me date 26 janar 2012

KRYETARI

Ervin PUPE

ANËTAR                                                                                                                   ANËTAR

Aldona SYLAJ                                                                                                Elion SEMANAJ