Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 25.07.2014,Nr.1

V E N D I M
I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

Trupi gjykues i Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve (DHKZK), i përbërë nga:

Dashamir Kore Kryetar
Arben Shkembi Anëtar
Astian Ramaj Anëtar

asistuar nga Eraldi Shera, si sekretar gjyqesor, sot, me daten 25.07.2014, mori në shqyrtim çështjen qe u perket paleve:
Paditës (Kerkues): Sokol Cikalleshi, lindur ne Kavaje dhe banues po ne Kavaje, i perfaqesuar nga Avokat Luan Dibra me prokuren nr. 5688 Rep, nr. 1717 Kol, date 11 korrik 2014.
I Paditur: Futboll Klub “Kukesi”, perfaqesuar nga z. Arsen Selmanaj, Redi Kreci, Adnad Ocelli, me autorizimin e dates 25.07.2014 leshur nga Futbool Klub Kukes, sh.a..
Objekti: Kerkese per Zgjidhjen e Kontrates lojtarit me nr. 1752 Rep, Nr 696 Kol, date 13.08.2013.
Baza Ligjore: Dispozitat e kontrates nr. 1752 Rep, Nr 696 Kol, date 13.08.2013, neni 3, pika i.
Trupi Gjykues i Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes se Konflikteve
pasi dëgjoi pretendimin e paditsit, Avokat Luan Dibra, i cili kerkoi pranimin e kerkeses, per zgjidhjen e kontrates, pretendimin e te paditurit, Klubi i futbollit “Kukesi”, i cili kerkoi rrezimin e padise, mbasi konstatoi se kerkesa hyn ne kompetence te kesaj dhome dhe mbasi administroi provat dhe e bisedoi cështjen në tërësi,
V Ë R E N
Midis palëve ndërgjyqëse është nënshkruar kontrata me nr. 1752 Rep, Nr 696 Kol, date 13.08.2013 përpara noteres Frida Mucmata.
Ne kontraten e mesiperme jane parashikuar kushtet e kontrates, te drejtat dhe detyrimet e paleve (te lojtarit dhe te klubit), është parashikuar gjithashtu se pala e paditur, për sezonin futbollistik 2013-2015 do t’i paguajë lojtarit shumën totale prej 50 000 (pesëdhjetë mije) leke ne muaj (neni 2/i, e kontrates) si shpërblim për shërbimin e tij si lojtar pranë këtij Klubi.
Paditësi, gjatë gjykimit pretendoi se kontrata e larte permendur e lidhur midis tij dhe pales se paditur eshte zgjidhur me daten 15 korrik 2014. Gjithashtu paditesi pretendoi se kohe zgjatja e kontrates ka qene per dy sezone fullbollistike, sezoni i pare fillon me daten 15.07.2013 dhe perfundon me kohen e percaktuar ne kontrate. Sezoni i dyte, sipas paditesit, do te fillonte ne daten 15.07.2014 vetem ne rast se para kesaj date palet do te negocionin dhe caktonin nje shperblim te ri mujor per kete sezon fullbollistik. Kjo klauzole eshte percaktuar shprehimisht ne nenin 3/i te kontrates. Perderi sa gjate ketij gjykimi edhe mbas njoftimeve dhe kerkeses per oferte qe ne i kemi paraqitur para dates 15 korrik 2014 dhe pala e paditur nuk ka respektuar kete detyrim te percaktuar ne nenin e mesiperm te kontrates, kjo kontrate bazuar pikerisht ne nenin 3/i konsiderohet ligjerisht e zgjidhur, prandaj ne kerkojme perfundimisht praninimin e padise (kerkeses) dhe zgjidhjen e kontrates.
Futboll Klub Kukesi, prapesoi duke pretenduar se paditesi Sokol Cikalleshi nuk ka paraqitur prane saj asnjehere para dhe pas dates 15 korrik 2014 ndonje oferte te re per ndryshimin e pages mujore per sezonin e ri futbollistik. Eshte e vertete qe perfaqesuesi i futbbollistit av. Luan Dibra ka paraqitur kerkese prane Futboll Klub Kukesit me daten 11 Korrik 2014, por kjo kerkese nuk eshte bere ne emer dhe per llogari te kerkuesit Sokol Cikalleshi mbasi ai as ne momentin qe ka bere kete kerkese dhe as me vone nuk ka paraqitur prane klubit prokuren noteriale origjinale qe i jepte atij legjitimitet per te vepruar ne emer dhe per llogari te Sokol Cikalleshit edhe pse nga ana e Futboll Klub Kukesit kjo prokure i eshte kerkuar ne menyre te shprehur.
Trupi gjykues i Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve i FSHF-se, konstatoi se ;
Kerkuesi Sokol Cikalleshi nuk i eshte drejtuar asnjehere vete Futboll Klub Kukesit me kerkese per te ndryshuar cmimin e pageses se tij per sezonin e ri futbollistik 2014 -2015, nga ana tjeter u provua se perfaqesuesi i tij me prokure av Luan Dibra asnjeher e nuk i ka drejtuar Futboll Klub Kukesit kerkese per ndryshimin e cmimit te pageses se tij mujore per sezonin e ri futbollistik te shoqeruar me prokuren noteriale perkatese.
Pretendimi i tij se ka njoftuar klubin me poste te zakonshme ose poste elektronike, nga ana e trupit gjykues u konsideruan si njoftime te pa vlefshme mbasi, gjate gjykimit u provua si me pohimet e paleve te bera gjate gjykimit ashtu dhe me dokumentat shkresore te paraqitura prej paleve, qe administrohen ne dosje, se av. Luan Dibra asnjehere para date 15 Korrik 2014 dhe pas saj deri ne diten e peraqitjes se kerekses para Dhomes Kombetare te Zgjidhjes e Konflikteve nuk i ka paraqitur Futboll Klub Kukesit Prokuren e Posacme Origjinale nr. 5688 Rep, nr 1717 Kol, date 11 Korrik 2014, te noteres Violeta Sulkaj, madje nuk ka paraqitur as nje fotokopje te njesuar me origjinalin e saj edhe pse i eshte kerkuar shprehimisht me shkrim nga ana e perfaqesuesit te Futboll Kukesit.
Ne kete rethana nga ana e kerkuesit nuk eshte respektuar dispozita e nenit 3/i te kontrates nr. 1752 Rep, Nr 696 Kol, date 13.08.2013. Cdo njoftim ne emer dhe per llogari te Sokol Cikalleshit nuk do te konsiderohet ligjerisht i vlefshem per sa kohe nuk eshte shoqeruar me aktin e perfaqesimin i cili eshte perpiluar ne formen dhe permbajtjen e percaktuar shprehimisht nga ligji.
Përfundimisht, duke u mbështetur në sa me sipër, padia (kerkesa) e paditësit nuk duhet pranuar duke e rrëzuar si pa mbeshtetur ne ligj (kontrate) dhe ne prova.

Për këto arsye:

Trupi gjykues i DH.K.Z.K., i F.SH.F., bazuar në Rregulloren e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve të F.SH.F, si dhe në dispozitat e kontratës nr. 1752 Rep, Nr 696 Kol, date 13.08.2013

V E N D O S I

Rezimin e padisë (kerkeses) së paditësit Sokol Cikalleshi.
Shpezimet gjyqesore ne masen 100 000 leke mbeten ne ngarkim te paditesit Sokol Cikalleshi sikurse jane bere.
Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne organin e parashikuar ne nenin 34 te Rregullores se DH.K.Z.K. te F.SH.F., brenda 21 diteve nga shpallja e ketij vendimi .
U shpall sot më datën 25.07.2014 në Tiranë.

Anetar Kryetar Anetar 
/ Astian Ramaj / / Dashamir Kore / / Arben Shkembi/