Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 23.06.2012,Nr.1 - FSHF

Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 23.06.2012,Nr.1

V E N D I M

I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

Trupi gjykues i Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i përbërë nga:

Kryetar:  Alban MËSONJËSI

Anëtar: Pranvera Behushi

Anëtar: Asian Rama

Asistuar nga sekretari Denis Lilo, sot më datë 23.06.2012, mori në shqyrtim çështjen  mepale, objekt dhe bazë ligjore si më poshtë:

Paditës:

– Ervin LLANI,ish Lojtar i ekipit “Elbasani”, me adresë në Tiranë rruga e Elbasanit, prezent në gjykim.

I Paditur:

Shoqëria “FK Elbasani” sha, me seli në Elbasan, stadium “Ruzhdi Bizhuta”, Bulevardi “Qemal Stafa”, në mungesë gjatë gjykimit.

Objekti:

– Detyrim i “FK Elbasani” sha, të paguajë shumën e mbetur papaguar që rrjedh nga kontrata e punësimit nënshkruar mes palëve para noterit publik.

Baza Ligjore:

– Kontrata e nënshkruar mes palëve së paditur shoqëria “FK Elbasani” sha dhe palës                   paditëse Ervin Llani, para noterit publik Resmie Ruçi, në datë 6 gusht 2010.

– Rregulloret e Veprimtarisë Futbollistike të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Trupi gjykuesi Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, pasi mori në shqyrtim çështjen, dëgjoi paditësin prezent në gjykim i cili kërkoi pranimin e kërkesë padisë, dhe pas administrimit të provave të paraqitura dhe analizoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N:

Paditësi Ervin Llani ka paraqitur një kërkesë padi para Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve, dhe kërkon detyrimin e shoqërisë “FK Elbasani” sha të paguajë shumën prej 1.475.000 Lek, shumë që buron nga kontrata noteriale nënshkruar mes palëve në datë 06.08.2010, para noterit publik Resmie Ruci.Në datën dhe orën e përcaktuar për gjykimin e çështjes është prezent paditësi Ervin Llani, dhe nuk ështëprezent pala e paditur pavarësisht se, është njoftuar rregullisht për datën, orën dhe me kërkesën e paraqitur për shqyrtim.

Trupi gjykues, pas deklarimit të hapur të seancës për shqyrtimin e kësaj çështje, pyet palën prezent nëse është dakort që kjo çështje të gjykohet nga trupi gjykues me përbërje si më sipër, dhe nëse është dakort që kërkesa është në juridiksionin e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Paditësi prezent në gjykim shprehet se, pranon juridiksionin e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve dhe është dakort me përbërjen e trupit gjykues.

Trupi gjykues vëren gjithashtu me iniciativën e tij se, kjo mosmarrëveshje është në juriksionin e tij dhe se, nuk ka pengesa proceduriale që kjo mosmarrëveshje të gjykohet nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve.

Gjatë shqyrtimit tëkërkesës vërehet se, mes palëve është nënshkruar një kontratë noteriale me palë: Shoqëria “FK Elbasani” sha dhe zotit Ervin Llani. Kontrata është nënshkruar paranoterit public Resmie Ruvi në datë 06.08.2010, dhe është depozituar rregullisht në Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe rrjedhimisht është e vlefshme për tu marrë si provë dhe për tu përdorur si bazë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Kontrata parashikon të drejtat dhe detyrimet e secilës palë dhe pikat më të rëndësishme të saj janë nenet si më poshtë:

-Neni 2, i cili parashikon afatin e kontratës dhe konkretisht nga dat 6 gusht 2010 deri në datë 30 maj 2011,

-Neni 4, i cili parashikon pagesën prej 300.000 mijë lek në muaj për gjithë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës,

-Neni 8, i cili parashikon modifikimet e kontratës, dhe mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Në zbatim të kontratës, paditësi Ervin Llani, ka kryer aktivitetin e tij si Lojtar i ekipit të futbollit duke marrë pjesë në ndeshjet e sezonit futbollistik 2010-2011, aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Por, pavarësisht se ai ka kryer aktivitetin e tij si Lojtar i ekipit të futbollit pretendon se, nga ana e palës së paditur është kryer pagesa vetëm në vlerën prej 1.525.000 lek, dhe nuk janë paguar diferencat e pagesave nga shuma totale prej 3.000.000 lek.

Trupi gjykues pas, administrimit të provave të paraqitura, arrin në përfundimin se, kërkimi i palës paditëse është i bazuar në prova dhe rrjedhimisht duhet pranuar.

Për këto arsye,

Trupi gjykues i DHKZK, bazuar në nenen 4, 29, 30 të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, si dhe në kontratën noteriale të nënshkruar mes palëve në datë 6 gusht 2010,

V E N D O S I:

1.     Pranimin e plotëtë kërkesë padisë (kërkesës) së paditësit Ervin Llani.

2.     Detyrimin e palës së paditur “FK Elbasani” shatë paguajë shumën prej 1.475.000 Lek, si pagesë e papaguar nga kontrata noteriale e nënshkruar në datë 6.08.2010, para noterit publik Resmie Ruci.

3.     Shpenzimet gjyqësore prej 100.000 lekë i ngarkohen të paditurit shoqëria   “FK Elbasani” sha.

4.     Kundër vendimit mund të paraqitet ankim brenda 21 ditëve nga shpallja e këtij vendimi, në organin e parashikuar në nenin 34 të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjeve të Konflikteve.

      ANËTAR                     KRYETARI                   ANËTAR

_____________               ______________             ____________

Pranvera Behushi         Alban Mësonjësi              Asian Rama