Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 14.09.2011, Nr.1

V E N D I M

I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

Trupi gjykues i Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve (DHKZK), i përbërë nga:

Dashamir Kore          Kryetar

Pranvera Behushi     Anëtar

Aldona Sylaj              Anëtar

asistuar nga  asistenti i sekretarit te Pergjithshem te FSHF-se,  Denis Lilo, si sekretar gjyqesor, sot, me daten 14.09.2011, mori në shqyrtim çështjen qe u perket paleve:

PADITËS:                             Arlind Norra, lindur dhe banues ne Gjirokaster

I PADITUR:                          Klubi i Futbollit “Shkumbini”, perfaqesuar  nga sekretari Astrit Isai

OBJEKTI:                            Zgjidhje Kontrate dhe lenien e lire te lojtarit.

BAZA LIGJORE:                Neni 4 (kater) i kontrates kapitulli X (dhjete)(Zgjidhja e mosmarreveshjeve)

Ne konkluzionet perfundimtare:

Paditesikerkoi pranimin e kerkeses se tij.

Pala e paditurpranoi realizimin e kesaj kerkese.

Gjykatapasi administroi provat dhe degjoi pretendimet perfundimtare te paleve,

V Ë R E N:

Palet para gjykates, me vullnetin e tyre te lire deklaruan se deshirojne qe kjo ceshtje te zgjidhet nga ana e ketij trupi gjykues. Trupi gjykues konstaton se ceshtja eshte ne juridiksion dhe ne kompetence te DHKZK (neni 4, pika 1 e Rregullores se DHKZK).

Nga shpjegimet e paleve dhe provat e administruara rezultoi e provuar se kerkuesi, Arlind Norra, ka lidhur kontrate 2-vjecareme palen e paditur, klubin e futbollit “Shkumbinit” te Peqinit, e cila fillon me date 30.06.2010 dhe perfundon me daten 30.06.2012.

Se paditesi eshte drejtuar  DHKZK, me kerkesen per zgjidhjen e mosmarreveshjes mes paleve subjekt te ketij gykimi. Paditesi pretendon nderprerjen e kontrates me klubin e futbollit “Shkumbini” per te dale lojtari i lire, per arsye se: jane konstatuar rastet e parashikuara shprehimisht ne kontrate si arsye per zgjidhjen e saj.

Gjate gjykimi u pranua nga te dyja palet se Presidenti i klubit (Sponsori), Z. Ylli Ndroqi, eshte larguar nga klubi ne dhjetor te vitit 2010. Ne kontraten ekzistuese ishte shprehur qarte se, nese largohet Presidenti, lojtari mund te negocioje me klubin per menyren e pageses. Perfundimisht midis paleve nuk eshte bere e mundur as lidhja e as negocimi i nje kontrate te re midis tyre.

Ne kushtet e mesiperme paditesi perfundimisht kerkoi zgjidhjen e kontrates dhe lenien e tij te lire.

Perfaqesuesi i pales se paditur perfundimisht pranoi se eshte dakort qe te konstatohet zgjidhja e kesaj kontrate dhe te lejohet paditesi Arlind Norra te jete lojtar i lire.

Për këto arsye:

Bazuar në Nenet 29 dhe  30 të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve te FSHF, trupi gjykues

V E N D O S I:

1.     Pranimin e kerkeses.

2.     Zgjidhjen e kontrates objekt i ketij gjykimi dhe lenien e lire te lojtarit Arlind Norra.

3.     Shpenzimet gjyqesore ne shumen 100.000 Leke i ngarkohen pales se paditur.

Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne organin e parashikuar ne nenin 34 te Rregullores se Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve te FSHF-se, brenda 21 ditesh nga dita e dhenies se ketij vendimi.

U shpall sot me date 14.09.2011.

KRYETARI

Dashamir Kore

                  ANËTAR                                                                                                           ANËTAR

               Pranvera Behushi                                                                                     Aldona Sylaj