Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 13.03.2015, Nr.2 - FSHF

Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 13.03.2015, Nr.2

VENDIM
I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

Trupi gjykues i Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve (DHKZK), i përbërë nga:
Dashamir Kore    Kryetar
Arben Shkembi    Anëtar
Dritan Caka        Anëtar
asistuar nga Emi Shena , si sekretar gjyqesor, sot, me daten 13.03.2015, mori në shqyrtim çështjen qe u perket paleve:
PADITËS (KERKUES): Klejdis Branica, lindur me date 10.05.1992, banues ne Peqin, me nr pashaporte 031436466.
I PADITUR:FutbollKlub “Shkumbini”, perfaqesuar nga z. Astrit Isaj, ne munges.
OBJEKTI: Kerkese per Zgjidhjen e Kontrates dhe shlyerjen e pagave te prapambetura.
BAZA LIGJORE:Dispozitat e kontrates nr. 505 Rep, date 15.08.2012, neni XIV.

Trupi Gjykues i Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes se Konflikteve
Pasi dëgjoi pretendimin e paditsit, Klejdis Branica , i cili kerkoi zgjidhjen e kontrates se date 15.08.2012, duke e lene lojtarin te lire si dhe pagimin e shpezimeve gjyqesore pales se paditur.Paditesi perpara trupit gjykues se DHKZK hoqi dore nga kerkesa per pagimin e pagave te prapambetura,kerkese e cila u pranua nga trupi gjykues. Trupi gjykues i dhomes pasi administroi shkezen me nr protokolli 42, date 10.03.2015, te admistratorit te KF “Shkumbini” dhe pasi adminstroi te gjitha provat e paraqitura nga palet ne seancen e dates 05.03.2015

VËREN
Midis palëve ndërgjyqëse është nënshkruar kontrata me nr. 505 Rep, date 15.08.2012 përpara noteres Elida Magani, me date 23.08.2012.
Ne kete kontrate jane parashikuar kushtet e kontrates dhe detyrimet e paleve, si dhe rastet e perfundimit te kontrates nga ana e lojtarit.
Paditesi gjate gjykimit pretendoi se pala e paditur nuk ka permbushur detyrimet kontraktore te parashikuar ne nenin IX te kontrates per pagimin e pagave per muajt Shkurt-Qershor 2014 dhe per mos permbushje te ketij detyrimi ka kerkuar qe ne perputhje me parashikimet e kesaj kontrate te vendoset zgjidhja e saj dhe lojtari te lihet i lire per tu aktivizuar ne nje klub tjeter.
Pala e paditur ne seancen e dates 05.03.2015, pretendoi se pagesat jane bere dhe paraqiti si dokument vetem list pagesen e dates 22.02.2014. Ai pretendoi perpara DHKZK se do te paraqiste dokumenta qe vertetonin kryerjen e pagesave te shperblimit te lojtarit per muajt Janar-Qershor 2014. DHKZK i dha afat pales se paditur per te paraqitur keto dokumenta, duke e shtyre seancen me date 13.03.2015. DHKZK administroi ne kete seance njoftimin me shkrim me nr protokolli 42 ,date 10.03.2015 e cila eshte derguar nga KF “Shkumbini” ne adrese te kesaj dhome. Ne kete dokument te pales se paditur thuhet shprehimisht se “nuk mundemi te sigurojme provat e mjaftueshme dokumentare ….”. Gjithashtu ne kete dokument pala e paditur shprehimisht ka percaktuar se : “ nisur nga kjo situate klubi yne duke filluar nga data 10.03.2015 lejon futbollistin Klejdis Branica te aktivizohet me cilin ekip te deshiroje”. Ne baze te provave te administruara trupi gjykues vendosi te pranoje kerkesen e paditesit per zgjidhjen e kontrates. Nga ana tjeter meqenese paditesi hoqi dore nga kerkimii pagave te papaguara, gjykata vendosi te pushoi gjykimin per kete pjese.

Trupi gjykues i DH.K.Z.K., i F.SH.F., bazuar në Rregulloren e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjessë Konflikteve të F.SH.F, si dhe në dispozitat e kontratës nr. 505 Rep, date 15.08.2012

VENDOSI
1.Pranimin e padise se paditesit Klejdis Branica, duke vendosur zgjidhjen e kontrates date 15.08.2012, duke e lene lojtarin te lire per aktivizim.
2.Pushimin e gjykimit te ceshtjes per pjesen tjeter te padise.
3.Shpeznimet gjyqesore ne shumen 100.000 leke i ngarkohen KF “Shkumbini” sh.a.
4.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne organin e parashikuar ne nenin 34 te Rregullores se DH.K.Z.K. te F.SH.F., brenda 21 diteve nga shpallja e ketij vendimi
U shpall sot më datën 13.03.2015 në Tiranë.

Anetar                     Kryetar                     Anetar
Dritan Caka        Dashamir Kore          Arben Shkembi