Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 07.01.2013,Nr.1 - FSHF

Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 07.01.2013,Nr.1

V E N D I M

I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

Trupi gjykues i Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i përbërë nga:

Kryetar:  Alban MËSONJËSI

Anëtar:   Petrit RRAGAMI

Anëtar:  Arben SHKËMBI

Asistuar nga sekretari Denis Lilo, sot më datë 7 Janar 2013, mori në shqyrtim çështjen  me pale, obekt dhe bazë ligjore si më poshtë:

Paditës:

Elton MUCOLLARI,ish Lojtar i ekipit “Kastrioti”,Krujë, prezent në gjykim.

I Paditur:

Klubi Sportiv Kastrioti Krujë sha, në mungesë në gjykim, njoftuar rregullisht për gjykimin e çështjes.

Objekti:

Detyrim i të paditurit të paguajë rrogat e papaguara sipas parashikimeve të kontratës.

Baza Ligjore:

Kontrata noteriale e nënshkruar mes palëve, para noterit publik në datë 25.07.2011.

Trupi gjykues i DHKZK, pasi mori në shqyrtim çështjen, në seancat e datës 30 dhjetor 2012, dhe 7 janar 2013; dëgjoi paditësin i cili kërkoi pranimin e kërkesës (padisë); verifikoj kryesisht dokumentacionin në FSHF; pas administrimit të provave dhe analizoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N:

Trupi gjykues, ka marrë në shqyrtim kërkesë padinë me të dhëna si më sipër. Gjykimi është zhvilluar në seancat e datës 30 dhjetor 2012, dhe 7 janar 2013. Gjykimi u zhvilluar në dy séance me qëllim dhënien e mundësisë së palës së paditur të paraqitet dhe të japë shpjegime të lidhje me kërkimet e paditësit, dhe me qëllim verifikimin kryesisht të dosjes së lojtarit pranë sektorit të garave në FSHF nëse ka gjoba/penalitete të vendosura ligjërisht nga Klubi.

Trupi gjykues vlerëson se, është kompetent për zgjidhjen e mosmarrëveshjes pasi në kontratë parashikohet shprehimisht kompetenca dhe gjithashtu në rregulloret përkatëse.

Trupi gjykues konstaton se, asnjë nga anëtarët nuk ka konflikt interesi ose rast papajtueshmërie për të gjykuar këtë kërkesë padi.

Pyetet edhe pala prezent në gjykim dhe është dakort përçështjen e juridiksionit dhe përbërjes së trupit gjykues.

Midis palëve është nënshkruar kontrata noteriale në datë 25 korrik 2011, para noterit publik Mimoza Sina, me nr. 1276 rep (vërtetim nënshkrimi).

Kontrata noteriale përcakton të drejtat dhe detyrimet e palëve, ku më të rëndësishmet për gjykimin konkret janë dispozitat kontraktuale në lishje me afatit e kontratës dhe përfitimet e Lojtarit. Kontrata është rregjistruar në FSHF dhe Lojtari është pajisur me kartonin e federimit për sezonin 2011-2012.

Rezulton se,Kontrata parashikon në pikën IV, Detyrimet e Klubit, një përfitim prej 21.000.000 lek (kontrata ka shënimintë vjetra,dhe kontrata provohet që ka një përfitim prej 2.100.000 Lek).

Rezulton se,Kontrata parashikon në pikën VI, Fillimi dhe Mbarimi i Kontratës, se kontrata fillon në datë 25.07.2011 deri më 25.06.2012.

Gjatë gjykimit paditësi pretendoj në mënyrë të përmbledhur, si vijon,

-ka pasur një kontratë të rregullt me Klubin Kastrioti Krujë sha, ka përbushur detyrimet në mënyrë të rregullt por, dhe nuk është paguar rregullisht sipas dispozitave kontraktuale,

-kërkon të detyrohet klubi të kryejë pagesat e përcaktuara në kontratë dhe që kanë mbetur pa paguar nga i padituri,

-kërkimet e tij bazohen në Kontratën (e depozituar nga Klubi në sektorin e garave), mandat pagesat e lëshuara nga vetë Klubi, prova shkresore të  depozituara si provë bashkë me kërkesë padinë. Vendimi të bazohet në këto prova pasi janë të ligjshme.

Trupi gjykues pas, administrimit të provave të paraqitura nga palët, (Kontrata dhe mandate pagesat), arrin në përfundimin se kërkesë padia e paraqitur është e bazuar në prova dhe rrjedhimisht duhet pranuar (me qëndrim unanim).

Për të arritur në konkluzionin e mësipërm, trupi gjykues arsyeton se, Kontrata është nënshkruar para noterit publik në formën e kërkuar nga ligji dhe rregulloret, e depozituar në FSHF dhe si e tillë rregullon ligjërisht marrëdhëniet mes palëve. Cdo mosmarrëveshje që buron nga marrëdhënia e palëve zgjidhet në përputhje me këtë kontratë.

Kjo kontrata parashikon pagesën e Lojtarit sikurse parashikohet në pikën IV, Detyrimet e Klubit, një përfitim prej 2.100.000 Lek për periudhën e kohëzgjatjes së saj. Por nga kjo shumë, Klubi Sportiv Kastrioti Krujë sha ka plotësuar vetëm pjesërisht detyrimet e tij dhe konkretisht paguar 1.820.000 lek (provuar me mandat pagesat paraqitur si provë, dokumenta të lëshuara nga i padituri). Pra, Klubi nuk ka paguar shumën prej 280.000 lek, si diferencë nga pagesa totale e parashikuar. Në këto kushte, jemi në kushtet e mospërmbushjes vullnetarisht nga Klubi të detyrimeve të marra përsipër me kontratë.

Për të arritur në një përfundim të drejtë të pagesës që Klubi i detyrohet Lojtarit, Trupi Gjykues kryesisht kërkoj dhe kreu verifikimin në rast se, paditësi ka gjoba ose penalitet të vendosura nga Klubi. Rezultoj nga verifikimi se, nuk ka gjoba ose penalitete të vendosura nga Klubi Kastrioti Krujë sha për Lojtarin.

Për sa më sipër, kërkimet e paditësit janë analizuar tërësisht nga trupi gjykues dhe arrihet në një konkluzion të drejtë në dhënien e vendimit( duke vlerësuar edhe vendime të ngjashme trajtuar nga DHKZK).

Për këto arsye,

Trupi gjykues i DHKZK, bazuar në nenen 4, 29, 30 të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, si dhe në kontratën noteriale të nënshkruar mes palëve në datë 25 korrik 2011,

V E N D O S I:

1. Pranimin e plotë të kërkesë padisë (kërkesës) së paditësit Elton Muçollari.

2. Detyrimin e Klubit Kastrioti Krujë të paguajë detyrimin e papaguar në shumën 280.000 Lek.

3.  Shpenzimet gjyqësore prej 100.000 lekë i ngarkohen të paditurit Klubi Sportiv  Kastrioti Krujë sha.

4. Kundër vendimit mund të paraqitet ankim brenda 21 ditëve nga shpallja e këtij vendimi, në organin e parashikuar në nenin 34 të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjeve të Konflikteve.

       ANËTAR                              KRYETARI                 ANËTAR

   

    _____________                  ______________          ____________

       Petrit Rragami                Alban Mësonjësi            Arben Shkëmbi