Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 05.05.2012,Nr.1 - FSHF

Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 05.05.2012,Nr.1

V E N D I M

I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

Trupi gjykues i Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve (DHKZK), i përbërë nga:

 Ervin PUPE                  Kryetar

Elion SEMANAJ          Anetar

         Aldona SYLAJ             Anëtar

ne prezencen e asistentit te Sekretarit te Pergjithshem te FSHF-se,  Denis Lilo si sekretar gjyqesor, sot me daten  05.05.2012, mori në shqyrtim çështjen qe u perket paleve:

PADITËS:                 Oriand ABAZAJ,i biri i Maksimit, i vitlindjes 1985 lindur dhe banues ne Tirane, perfaqesuar me prokuren nganga z. Maksim ABAZAJ.

I  PADITUR:            Klubi i Futbollit “ TIRANA” Sh. A., perfaqesuar ne proces me autorizim, ngaznj. Lindita TROJA.

OBJEKTI:                Detyrimi i pales se paditur t’i paguaje paditesit shumen ne masen 1.050.000 leke shume kjo e perbere prej 3 pagash mujore.

BAZA LIGJORE:    Kontrata e Sherbimit ndermjet paleve, Kreu i III pika 5, Kreu VIII pika 1.

Trupi Gjykues i Dhomes Kombetare  te Zgjidhjes se Konflikteve

Pasi degjoi pretendimet e pales paditese, Oriand ABAZAJ te perfaqesuar nga z Maksim ABAZAJ i cili kerkoi pranimin e padise, dhe pretendimet e te paditurit, Klubi i Futbollit TIRANA, perfaqesuar nga znje Lintita TROJA, e cili kerkoi rrezimin e plote te kerkese padise,

V E R E N

Ndermejt paleve ndergjyqese eshte lidhur kontrata e sherbimit, ku pala e paditur eshte perfaqesuar nga z. Rauf DIMRAJ ne cilesine e drejtorit te F.K. Tirana dhe sponsor e president i klubit z. Refik HALILI, kontrate kjo qe u depozitua ne proces.

Sipas kontrates se siperpermendur palet kane parashikur kushtet e saj, te drejtat dhe detyrimet per palet, klubi dhe lojtari, per periudhen 21.08.2010-31.05.2011. Sipas kreut te IV pales paditese do t’i paguhej nje page vjetore prej 3.500.000 leke.

Referuar ne kohezgjatjen e kontrates, si kohezgjatje te ofrimit te sherbimit dhe pages vjetore te lojtarit, percaktuar keto ne kreun IV pika 1 e kontrates por edhe nga fryma e perbashekt e vullnetit kontraktor te paleve e shprehur ne kete kontrate, paga mujore e lojtarit eshte 350.000 leke per muaj (nese paga vjetore prej 3.500.000 leke do te ndahej ne 10 muajt e kohezgjatjes se sezonit futbollistik).

Sipas pretendimit te pales paditese, ajo ka luajtur prane F.K.Tirana per nje periudhe 6 mujore, konkretisht nga data 01 gusht 2010 deri me date 31 janar 2011. Ne 31 janar 2011, pala paditese eshte huazuar nga pala e paditur tek skuadra e Bylisit. Lidhur me kete pretendim pala e paditur nuk kishte asnje prapesim, duke e pranuar vertetesine e fakteve te paraqitura nga pala paditese.

Sipas pohimit te pales paditese, per periudhen 01 gusht 2010 deri me date 31 janar 2011, periudhe ne te cilen ajo ka qene prane pales se paditur, kjo e fundit i kishte paguar pales paditese shumen prej 350 000 leke dhe 2500 euro, paga keto te cilat pala paditese i justifikoi si pagesat e 2 (dy) pagave mujore. Lidhur me keto pagesa, pala paditese paraqiti ne proces nje dokument te titulluar “Bordero Pagese”, te dates 23.12.2010, firmosur nga Drejtori i F.K. Tirana z. Rauf DIMRAJ dhe Presidenti i F.K. Tirana Refik HALILI, dhe vulosur me vulen e klubit. Dokumenti ne permbajtie, verteton marrjen e nje shume ne vlere 2500 euro nga pala paditese, e cila edhe e ka firmosur dokumentin. Dokumenti, ne formatin fotokopje njesia me origjinalin, u administrua ne proces. Lidhur me pohimin se pala paditese ka marre nga pala e paditur shumen prej 350.000 leke, pala paditese nuk paraqiti dokument shkresor me arsyetimin se nuk e ka nje te tille, por pranoi ne proces marrjen e nje shume te tille, fakt ky qe u mbajt shenim ne proces-verbalin e seances gjyqesore.

Po sipas pohimit te pales paditese ne proces, pala e paditur i ka paguar me pas kesaj te fundit shumen prej 100.000 leke e 1500 euro, shuma keto te cilat pala paditese i pranon ne vleren e 1 (nje) page mujore. Ne proces pala paditese paraqiti nje dokument te titulluar “Bordero page”i dates 10.12.2010, i firmosur nga z. Rauf DIMRAJ, drejtor i F.K. Tirana dhe i vulosur me vulen e klubit. Nga permbajtia e ketij dokumenti del fakti se ne daten 10.12.2010 pala paditese ka marre nga Klubi shumen prej 1500 euro, duke e firmosur edhe vete pala paditese kete dokument. Dokumenti i prezantuar ne proces ne formatin e fotokopjes se njesise me origjinalin, u administrua ne dosjen gjyqesore. Pala paditese, po ne mbeshtetje te pretendimit te saj, depozitoi ne proces nje dokument/fature te titulluar Mandat pagese, nr. 7250 date 7.10.2011. Ne permbajtien e dokumentit, shoqeria Halili shpk. I paguan pales paditese shumen prej 100.000 leke, ne kuader te pjesemarrjes ne sezonin futbollistik 2010-2011. Dokumenti ne fjale u depozitua ne proces ne formen e dokumentit origjinal.

Sipas pretendimit te pales paditese, kjo e fundit ka luajtur prane pales se paditur per nje periudhe kohore 6 muaj, nga 01 gushti 2010 deri ne 31 janar 2011, date kjo e fundit ku ajo eshte huazuar prane ekipit te Bylisit. Kontrata e Sherbimit e lidhur ndermejt paleve, nuk eshte zgjidhur para afatit, apo te kete pasur ndonje shkak te mbarimit te saj, me vullnetin e paleve, perpara afatit te saj. Kontrata e sherbimit e lidhur ndermejt paleve ka prodhuar ne menyre normale pasojat juridike te parashikuara nga palet deri ne mbarimin e afatit te saj.

Po sipas pretendimit te pales paditese, referuar ne Kontraten e Sherbimit ndermjet paleve, Kreu i III e Kreu VIII, pala paditese duhet te perfitonte, te pakten, pagen per keto 6 muaj qe ajo ka qendruar  prane pales se paditur. Pala paditese pretendon se pala e paditur nuk e ka paguar per te 6 muajt e qendrimit te saj, por vetem per 3 muaj. Referuar ne Kontraten e Sherbimit ndermjet paleve, Kreu i III pika 5, Kreu VIII pika 1 si dhe fakteve te mesiperme,  pala e paditur  i detyrohet pales paditese ne masen e 3 rrogave mujore me vlere totale prej 1.050.000 leke.

Pala e paditur, pasi degjoi parashtrimet e pales paditese, kerkoi te rrezohet plotesisht kerkese padia. Sipas prapesimeve te saj, pala e paditur, FK Tirana, nuk ka asnje detyrim kontraktor ndaj pales paditese. Sipas kontrates se sherbimit te lidhur ndermejte paleve ndergjyqese, Kreu IV pika 1, eshte sponsori, z. Refik HALILI ai i cili ka detyrimin per pagimin e pagave ndaj paditesit dhe FK Tirane, prandaj pala paditese duhet t’ia kerkoje atij pagimin e tyre.

Sipas pales se paditur, z. Refik HALILI, ne kohen e pretendimit ne kete kerkese padise, nuk ka qene me as sponsor dhe as president i FK Tirana, pasi ai eshte larguar F.K. Sipas pikes 2 te Kreut VIII te kontrates, Klubi, nga momenti i largimit te sponsorit, nuk ka detyrim financiar ndaj Lojtarit ne lidhje me pagesat e percaktuara ne kete kontrate. Per kete arsye kerkimi eshte i gabuar, pasi ai duhej t’i drejtohej z. Refik HALILI. Klubi dhe lojtari, ne rast te largimit te sponsorit, duhej te lidhnin nje kontrate te re.

Sipas pretendimit te pales se paditur, kontrata e sherbimit ne fjale, nuk permbush kushtet ligjore te parashtruara nga neni 663 i K.C. e per pasoje ajo eshte nje kontrate nul.

Nga ana e pales se paditur nuk u soll asnje prove per te vertetuar faktin se sponsori dhe presidenti i F.K.Tirana eshte larguar ne periudhen e kohes, gusht 2010-janar 2011, periudhe kjo ne te cilen pretendon detyrimin pala kerkuese. Megjithate, lidhur me pretendimin e pales se paditur se pala kerkuese konfliktin gjyqesor e ka me z. Refik HALILI dhe jo me F.K.Tirana, perpara trupes gjyqesore, u shtrua ceshtia e juridiksionit dhe e ndertimit drejte te ndergjyqesise.

Lidhur me problemin e juridiksionit dhe ate te ndergjyqesise, gjykata konstaton se:

1-Konflikti ne fjale ka lindur per shkak te mospermbushjes se kontrates se sherbimit te korrikut 2010, e cila ne analizen e permbajties se saj eshte nje kontrate pune e lidhur ndermjet dy paleve:F.K.Tiranae perfaqesuar nga z. Rauf DIMRAJ ne cilesine e drejtorit te F.K. Tirana dhe sponsor e president i klubit z. Refik HALILI, dhe Oriand ABAZAJ ne cilesine e lojtarit.

2- Z. Refik HALILI, prezantohet ne kete kontrate jo si pale kontraktor, por si perfaqesues i F.K.Tirane, si sponsor dhe president i saj,

3- Objekti i kontrates eshte punesimi i lojtarit nga klubi F.K.Tirane,

4- Sipas nenit 1 te Rregullores se Dh. Z. K. prane FSHF-se, persa i perket juridiksiont te Dhomes, neni permban shprehimisht :« Dhoma Kombetare e Zgjidhjes se Konflikteve, eshte pergjegjese per trajtimin e konflikteve midis klubeve dhe lojetareve, ne lidhje me çeshtiet e punesimit dhe qendrueshmerise kontraktuale . . . . »

5-Referuar ne nenin 2 te Rregullores se Dh. Z. K. prane FSHF-se, lidhur me legjislacionin qe zbatohet nga Dhoma ne zgjidhjen e konflikteve ne juridiksionin e saj, permban shprehimisht :« . . . Dh. K. Z. K. do te zbatoje statutet dhe rregulloret e miratuara nga FShF. . . . Gjithashtu, DhKZK do te marre ne konsiderate te gjitha marreveshjet, ligjet ne veçanti legjislacionin e punes . . . »

6-  Neni 11 i K.P thote shprehimisht:”Te drejtat dhe detyrimet lidhur me marredhenien e punes rregullohen . . . nga keto burime:germa e)“Kontrata individuale e punes

7-   Referuar ne nenin 12 i K.P. thote shprehimisht:“Kontrata e punes eshte nje marreveshje ndermjte punemarresit dhe punedhenesit, qe rregullon marredhenien e punes dhe permban te drejtat dhe detyriemt e paleve. Ne kontraten e punes punemarresi merr persiper te ofroje punen ose sherbimin e vet per nje periudhe te caktuar ose te pacaktur kohe, ne kuader te organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter, te quajtur punedhenes, i cili merr persiper te paguaje shperblimin 

Ne analize te fakteve te mesiperme, bazuar ne normat juridike te siperpermendura, trupa gjyqesore arrin ne konkluzionin se konflikti ne fjale ka lindur per mospagimin e pages nga ana F.K.Tirana per lojtarin ABAZAJ, detyrim ky qe buron nga kontrata e punes ndermjet Klubit dhe Lojtarit. Ne rastin konkret, F.K.Tirana, eshte pala kontraktore dhe jo individet te cilet cilesohen ne kontrate si perfaqesues te saj, e per pasoje nuk kane detyrime te pavarura kontraktore, e nuk mund te jene pale te pavaruara ndergjyqese per shkak te kontrates. Konkrtata e sherbimi ne fjale i permbush te gjitha kushtet per te qene nje kontrate pune, si dhe ajo ka sjelle pasoja ndermejt paleve nga momenti i rregjistrimit te saj prane F.SH.F. Gjithashtu gjykata konstaton se paditesi Oriand ABAZAj, i ka ofruar sherbiin e tij F.K.Tirana, sipas kontrates ne fjale. Trupa gjyqesore, konstaton se, bazuar ne nenin 1 te Dh.K.Z.K. prane F.SH.F., ceshtja ne fjale ndodhet ne juridiksionin e saj dhe shtron per analize zgjidhjen e themelit te saj.

Gjithashtu, konflikti ne fjale eshte nje situate konflikti gjyqesor, per te cilin Dh.K. Z. K. prane F.Sh.F-se ka gjykuar dhe ka vendosur edhe me pare per situata identike, psh. Vendimi nr.7 date 29.10.2011, “Ceshtia Gvozdenovic”, “Ceshtia Zizovic” Vendim i po te njetes date, etj, duke e pranuar ceshtien ne juridiksionin e saj. Edhe qendrimi i kesaj trupe mbi juridiksionin e kesaj ndergjyqesie, ka parasysh qendrimin e mbajtur edhe nga trupa te tjera te Dhomes per ceshtie identike, duke mbajtur ne kete menyre te njeten linje qendrimi lidhur me kete ceshtie.

Lidhur me themelin e pretendimit, trupa gjyqesore,

8- Ne analize te fakteve te sjella ne proces ne mbeshtetje te pretendimeve te pales kerkuese por edhe te prapesimeve te pales se paditur, fakte keto te cilat u evidentuan ne menyre kronologjike e llogjken me larte,

9- Si dhe bazuar ne nenin 21 te Rregullores se Dh. Z. K., pika 3 thote e cila thote shprehimisht se :“Barra e proves i takon pales qe paraqet kerkesen », e  pare kjo ne raport pra me pretendimet dhe prapesimet e paleve ne proces,

10- Ne analize perfundimtare, permbledhese, trupa gjyqesore gjykon se

Per  keto   arsye

Trupi gjykues i DH.K.Z.K., i F.SH.F., bazuar ne nenet 29, 30 te Rregullores se Dhomes  Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve  te F.SH.F,

V  E  N  D  O  S  I

1 . Pranimi e kerkeses se kerkuesit Oriand ABAZAJ

2 . Detyrimin e Futboll Klubit Tirana ti paguaje kerkuesit Oriand ABAZAJ shumen ne masen 1.050.000 (nje milion e pesedhjetemije) leke si paga mujore te papaguara per sezonin futbollistik 2010-2011.

3.Shpenzimet gjyqesore  ne shumen 100.000 leke i ngarkohen pales se paditur .

4.Kunder ketij vendimi  mund te behet ankim  ne organin e parashikuar ne nenin 34 te Rregullores se DH.K.Z.K. te F.SH.F., brenda 21 diteve  nga shpallja e ketij vendimi .

U shpall sot, me daten 08.05. 2012, ne Tirane.

               Anetar                                 Kryetar                             Anetar

         Aldona SYLAJ                    Ervin PUPE                      Elion SEMANAJ